>
LETERSISHQIP

Sa Shtate Mrekulli

Une jam etja, buze e prushte
jam si Dielli i Saharase...
Oh, zemra ime
lule-musht...
Shtrydhma shpirtin le t'me plase!

Ani zemer mos kij frike
vetem ti, vlen shtate mrekullite!

Mbytma frymen, pima linfen
nga qelizat gjer ne pore...
Veten te ta fal, te gjithen!
Bashke me zjarret dashurore...

Shuhu-shuhem ish e s'ish
je a s'je a jam e s'jam
permbi mushte dashurish...
Sa shtate shpirtera vec nje kam!

Dallgesh deti, buze e musht
ritmon valen e sterkalen...
Limfe e shpirtit puthje puth
tete sizmika kur shperndahen!

Ani zemer frike mos kij
vetem ti vlen shtate mrekulli!