TEKSTESHQIP

Gjergji Leskaj
Vajzat E Hoxhës
Lyrics

Vajzat e hoxhës të tria
Të tria more të tria
Mbushnin ujë tek avllia
Ç'i ngacmojnë djemuria

Me fustanin vija vija
Të tria more të tria
Vanë vanë mënd e mia
Ç'i shkëlqejnë nga bukuria

Doli në shkallë baxhia
Ulëriste nga mërzia
Ç'kini me vajzat e mia
Ju bekoftë perëndia

Refreni
Ç'ke baxhi që del në shkallë
As i premë, as i vramë
Shkëmbyem me to ca fjalë
Se jemi ca djemë beqarë

DËRGOI: