>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “1mishe” Nga Gjiko & Felony

20-06-2014
Një prej reperëve më të talentuar të skenës së muzikës shqhiptare, Gjiko, ka publikuar videoklipin e tij më të ri në bashkëpunim me reperin Felony.



“1Mishe” titullohet kënga e re e Gjikos, e cila e pasqyron jetën e vërtetë të të rinjve shqiptarë në rrugët e Kosovës.

Tematika të jetës sociale, ashtu sikurse edhe të skenës së hip hopit reflektohen në këtë këngë, ku nuk shfaqen vetura të shtrenjta, e femra seksi.



Kënga është punuar sigurisht nga RedBox, teksa videoklipin e ka realizuar në regji, Valon Aziri.



Ky është projekti më i ri i Gjikos, pas projekteve të suksesshme “Psikopat” dhe “Trëndelinë”.
(Telegrafi)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “1mishe” Nga Gjiko & Felony