>
BIOSHQIP

Gjira Kajtazi Këndon Ninullën “Nina- Nana”

17-10-2014
Këngëtarja e famshme Gjira ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku shihet duke i kënduar vajzës të motrës së saj Lenës vogëlushes Alea. Interesant ta kesh tezen këngëtare, me një zë të ëmbël në një ambient të qetë Gjira dëgjohet duke ia kënduar këngën “Nina Nana” vogëlushes Alea, këngë kjo që është e njohur nga shumica prej nesh si këngë gjumi për fëmijë, transmeton Indeksonline. Gjira i ka gjetur fjalët e përshtatshme për t’ia bashkangjitur këngës, kështu duke thënë “Nina Nana po t’përkuni, Aleaan o e zen gjumi”.
(Indeksonline)

Gjira Kajtazi Këndon Ninullën “Nina- Nana”