>
LETERSISHQIP

Nostalgji

Ti qershi e vjeter, e kujtimeve te mia,
ne zemer ti mbaj lulet, te fresketa si rinia,
shume breza prite, e percolle ne heshtje,
ti qe me mall me mbush, me sjell dhe buzeqeshje.

Je aty akoma, edhe kete pranvere,
me lule te bardha, te mbushura plot me ere,
por nuk jemi ne, si dikur femije,
poshte hijes plot arome, nuk jemi ne shtepi.

Sikur maja flakesh, djegin sot kujtimet,
mallin per shtepine, nuk e mposhtin vitet,
kemi lene aty, copa femijerie,
malli, mungese edhe dashurie.

Ah sikur te isha, edhe kete pranvere,
nen hijen tende, mbushur plot me ere,
a te kisha prane, ata qe u rrita,
qe na ndau jeta, koha edhe ikja.

Lulezo ti edhe per ata,
qe iken e shkuan, asgje nuk lane pas,
behu kurore, ne lendinat e perendise,
rriju mbi koke, shokeve te femijerise.

Ta dish sa fjale malli, me rrjedhin per ty,
ti moj e vjeter, e embel qershi...