>
LETERSISHQIP

Epidemia E Politikës

Ja njoh ngjyrat politikës
se me to kam bashkëjetuar
por s'arrij të njoh njeriun
në egoist është shndërruar,
se pushtetin mban në duar,
sikur botën ka çliruar.
Nuk ka besë, s'ka burrëri
shpirti i etur për pushtet,
dikur e thërrisnin zotëri
sot s'ka vlerë, as dinjitet,
njeri që s'gëzon respekt
por...
çdokush merr hakën e vet,
kur mundohet të godasë,
pafajësitë me padrejtësi,
e me gjuhë urrejtjeje ti flasë,
atyre që ishin shokët e tij,
veç për bindje e për parti.
Ka ardhur koha e të brishtit
sepse trimat ranë dëshmorë
për karrige gërryen shpirti
analfabetët u bënë drejtorë,
se kanë partinë, ua jep një dorë,
por asgjë nuk është çudi
ke dilpomë, kur ke parti.
S'ka drejtësi në vendin tim
heshtin fjalët s'kanë guxim
mbyllet krimi me pafajësi,
spiunazhi është ndershmëri,
se komunizmi la bijtë e tij,
të sfidojnë demokraci.
Të panjohur mbetën njerëzit
paskan veshur rrobë mashtrimi
në këtë realitet zhgënjimi,
por në politikë nuk gjen dot kurë
servilin ta quash burrë.

DËRGOI: