>
LETERSISHQIP

Mbi Varrin E Drejtësisë

Përmbi varrin tënd, drejtësi
vullnete të lira bien dëshmorë
ka kohë frymën tënde
nuk e ndjen njeri,
as avokatë, gjykatës apo prokurorë.
Gërmat e tua i heshti ligësia,
pluhuri i fletëve të pashfletuara
kaosi foli më shumë se rregullsia,
sa herë ishe pre e duarve të gabuara.
Duar që përgjakin e që s'kanë mëshirë,
fshihen në mantelin e gërmave të tua,
me ashpërsi godasin çdo vullnet të lirë,
trondisin themelet e jetës që unë dua.
E më fort godasin kur për ty luftoj
që të të rikthej nga ai varr i heshtur,
padrejtësitë si dua me shpirt i përçmoj
për të drejtën time, le të jem i etur.
Ke kohë që heshtesh teatrove juridikë,
rrugëve të mëshirës ke lënë fatin tim
edhe kriminelët nuk të kanë më frikë
të shitën, të blenë të vendosën çmim.
Përmbi varrin tënd, drejtësi
dëgjoje dëshpërimin e një të brishti,
ai është heroi që lufton për ty
njeri i thjeshtë, por luftëtar nga shpirti.
Fol!Përse hesht? Tregoje fuqinë..
gjykatave të ndërgjegjes
shpalle sot rikthimin
nga fundi i varrit tënd ligje le të mbinë
në forcën e tyre unë të gjej shpëtimin.