>
BIOSHQIP

Shën Valentini I Gjystes

14-02-2012
Një nga këngëtaret më atraktive në muzikën shqiptare, e cila në çdo moment është me bashkëshortin e saj, falë dhe punës së përbashkët në muzikë, Gjyste Vulaj, tregon për ne Shën Valentinin e saj.

"Jam mësuar të fali dashuri, mirësjellje, afrim, respekt", tregoi këngëtarja, megjithëse dëshiron që çdo person të ketë pranë një njeri zemre për ta përqafuar atë çdo ditë.

Ndërsa dhe Gjystja e ka bërë një dhuratë javë më parë për Sokolin, një rrip dhe një shall "Versace". Ndërsa, ka qarë një ditë kur ajo ka marrë dhuratë një ‘Iphone'. Këtë ditë këngëtarja nuk e harron kurrë.

Ndërsa, ka një porosi për të gjithë të dashuruarit: "Partneri duhet të jetë gjithmonë i kujdesshëm dhe të bëjë dhurata shpesh, s'ka rëndësi çfarë dhuratë është, me rëndësi është që ti po i kupton dëshirat".
(Maksim Gjokaj / Kosova Sot)

Shën Valentini I Gjystes