>
BIOSHQIP

Gjyste Vulaj, Jo Operacione Plastike Para Te 50-Ve

23-05-2012
Gjyste Vulaj, kengetarja me paraqitjen me seksi ne skene, deshiron te linde nje djale. Mbase kete deshire e ka shprehur edhe vjehrra e saj, dhe te cilen deshire Gjystja thote se do t'ia plotesoj ne te ardhmen. Per me shume rreth punes dhe jetes se saj, ajo flet per "Zeri-n".

Gjeja me pozitive e vetes tende?

Sinqeriteti dhe thjeshtesia, kete ma vecojne te gjithe.

Historia juaj me e keqe e dashurise

Nuk kam qene edhe aq buzet, ca gjera duhet ti leme per vete, mbyllur ne arken e tinezive tona.

Per cfare nuk po mendon ne kete moment?

Gjithcka anesova ne harrese, jam kycur e tera ne interviste me ju (qesh).

Kur keni qare per here te fundit?

Mbreme, jam nje tip qe qaj shpesh.

Atehere na trego arsyen e qarjes?

Shikova nje film drame me nje teme dashurie dhe u emocionova shume dhe ne realitet qava me shume se edhe kur me kishte vdekur gjyshi nga dajat.

Cfare do te kishit ndryshuar ne jeten tuaj?

Disa gjera po, por s'jam e sigurt, ndoshta do kisha preferuar qe te jam me e guximshme, ne aspektin per tu bere pasqyre, moster disa njerezve shpirtekeqinj qe per shyqyr takohem rralle me ta. Shpesh njerezve qe e di se nuk duan dhe nuk me kuptojne nuk ju flas, nuk bej muhabet, nuk lidhem me ta, sepse jemi si dy bota te ndryshme. Perfundimisht deshirat e tilla te mbesin deshira te atyre rasteve, ndersa une te mbes kjo qe jam.

A besoni se nje dite do te beheni kryetare e shtetit?

Nuk e shoh veten si kryetare te nje shteti, s'merrem me politike dhe per kete fakt s'kam menduar kurre (qesh). Nuk pajtohem me politiken tone qe po le popullin tim prapa, si te them, per fat te keq "ne shqiptaret jemi e zeza e vetes" sic thote nje fjale popullore.

Tash qe kemi gjithcka ne dore, pse kaq ngadale? Pse duhet neve si popull gjithmone te kemi ne maje te gjuhes fjalen "Pse". Ku na con kjo "pse"? Deri kur kjo "pse"? A thua s'jane te duhurit ne pozicion a por "s'dime nga t'ia fillojme"?!

Kisha me ndryshuar shume gjera lidhur me zhvillimin pike se pari shoqeror, jemi larg nga mentalitetet nderkombetare te zhvilluara, e di s'jemi te vetmit, kemi shoke por kur do te dalim, sepse shume po flasim per ikjen nga konservimi por prape se prape, nje hap para, nje prapa!

Mendoni se ne muzike ngrihet me shume ne kult qenia mashkull apo qenia femer sot?

Ne muzike s'ka korrupsion, "s'ka femer, mashkull", ka vetem talent, gjeni ne kete fushe i cili me aftesite e duhura, me cdo gje qe i perket muzikes per t'u kompletuar, per t'u kurorezuar me profesionist. Dhe vetem profesionistet jane ata qe admirohen dhe gezojne fjalen 'Hallall te qofte se na kenaqe ose te kendofte zemra.

Keto gjera e gezojne cdo kengetar/e pas shfaqjes, kuptohet ne prezantimin live e jo nga nje paraqitje, imponim televiziv, sic thuhet: "shou pa pare". Populli dallon cdo gje, madje dhe cdo imtesi per te vecuar te miren, kualitetin ne fushen e muzikes, por vecon edhe bukurin fizike, ate qe krijon natyra.

Ne cilen pjese te trupit keni bere nderhyrje kirurgjike estetike?

Do t'ju tregoj atehere kur te nderhyj. Per ate se cfare s'me pelqen tek vetja eshte vec fobia nga pamja e te ardhmes pleqeri, kur shikoj fotografite e gjyshes sa e re, sa e bukur ishte dhe shikoj gjyshen sot 83 vjecare inatosem me kete 'jete te rrejshme'.

Dhe i them gjyshes: 'sot jam e re, por une s'do te plakem si ti, ajo pa mbaruar une mire me thote: tu thafte goja, inshalla i mbush 100, pastaj i them, ooo gjyshe: s'do te plakem si ti, une s'do te kem rrudha si ti'.

Gjyshja qeshet dhe thote rrudhave dhe vdekjes nuk ju shpeton dot. Pastaj une i them qe sot ka mundesi te ndryshme qe i ka shpikur njeriu dhe me nderhyrjen e nje kirurgu mund ta ndryshoj lekuren tende dhe te mos kesh asnje rrudhe. Keshtu do bej une kur te me afrohen te 50-tat.

Cila eshte deshira juaj e ardhshme?

Kur t'ia lindi vjehrres nje nip, atehere s'do te kem me deshira, por do deshiroj te jetoj gjate dhe bukur me ato qe kam.
(kastriote bajrami/zeri)

Gjyste Vulaj, Jo Operacione Plastike Para Te 50-Ve