>
BIOSHQIP

Gjyste Vulaj: Besnike Dhe Jo Xheloze

01-08-2012
Këngëtarja e mirënjohur, Gjyste Vulaj në dashuri është mjaft besnike dhe mundohet që lidhjen e saj me bashkëshortin ta ketë sa më të mirë. Ajo thotë se nuk është xheloze dhe "nuk e çanë kokën kot për gjëra të pavlera". "Në përgjithësi në jetën bashkëshortore nuk jam xheloze, mundohem që xhelozin ta kaloj në mënyra të ndryshme duke mos shkaktuar probleme tek bashkëshorti. Në realitet kur dyshoj fort, atëherë qetësohem duke e llastuar veten, duke i bërë lajka vetvetes, madje duke thënë se s'ka ku gjen ndonjë më të mirë se mua", ka thënë ajo për "Zëri".

E bindur se ajo është e vetmja femër më e bukur që mund të ketë bashkëshorti i saj bënë që të mos xhelozoj për të tjera femra që mund t'i ketë ai. Mirëpo edhe nëse mund të ndodhë kjo, ajo nuk do ta ndalonte bashkëshortin, ngase siç thotë ajo ndjenjat nuk sundohen, ato mund edhe të ndryshojnë dhe ka me bollëk meshkuj dhe femra të tjerë.

"Nuk jam një tip që krijoj konflikt tek të tjerët. Tek e fundit shpirti s'burgoset, ndjenjat nuk sundohen, ato ndryshojnë me kohën dhe si femra, si meshkuj ka boll, ne jetojmë bashkë me dëshirë, jo nga certifikatat e martesës", shprehet në fund Gjystja.
(K. Bajrami / zeri)

Gjyste Vulaj: Besnike Dhe Jo Xheloze