>
BIOSHQIP

Gjyste Vulaj Pushton Ulqinin Edhe Këtë Vit

15-08-2012
Një natë të bukur të fillimit të gushtit u gjendem në Ulqin dhe zgjodhëm të shkojmë e të shohim se si është atmosfera në Tarracën e Belveder ku këndon këngëtraja atraktive Gjyste Vulaj. Dhe me sytë tanë kemi parë atë që thuhet se ku këndon Gjytja të gjithë të rinjtë dhe të rejat dhe familjarët argëtohen pafund. Atë natë në dy vende të tjera po këndonin edhe artistët kosvarë Labi dhe Sinan Vllasaliu, por turma dëshironte ti drejtohej tarracës buzë detit ku dëgjohej zëri i Gjystes, ku menaxheri i këtij ambienti Cake Gashi akomodonte dhe organizonte familjarët mirë e mirë, të cilët uleshin në një vend dhe ngriheshin vetëm pas disa orëve kur këngëtarja ndalonte së kënduari. Ndërsa këngëtraja Gjyste Vulaj vetëm pak ditë më parë ka martuar vëllaun e saj të vetëm, ku jo vetëm ka kënduar por edhe ka krijuar një atmosferë shumë interesante, ndërsa përshëndeste ciftit edhe në emrin e fëmijës së saj që po zhvillohet në barkur e artistes së madhe. Nese ju bie rruga nga Ulqini dhe doni te kaloni nje mbremje te paharruar atehere ne Belveder ku kendon Gjyste Vulaj do te kaloni disa ore te paharruara.
(Albavipnews)

Gjyste Vulaj Pushton Ulqinin Edhe Këtë Vit