>
BIOSHQIP

Gjyste Vulaj: Ja Dal Me Sukses Kur I Bëj Gjërat Me Pasion

11-06-2013
Ajo eshte nje kengetare shume e njohur jo vetem per zerin e saj por edhe per format e mrekullueshme trupore. Po flasim per kengetaren Gjyste Vulaj e cila vetem para pak muajsh ka perjetuar edhe nje here kenaqesine e te qenin mama, pasi ka sjelle ne jete djalin e saj, Besart. Per kete eksperience dhe ndryshimet e qe ka sjelle ne jeten e saj, Gjystja flet ne kete interviste te dhene per suplementin “Summer Time”, pa anashkaluar edhe projekte e me te reja muzikore.



Keni disa muaj qe jeni bere mama per here te dyte, si ndihen pas kaq vitesh perseri me nje bebe ne krahe?

Nuk kam fjale qe ta pershkruaj kete kenaqesi kaq te madhe, di te them se nga gezimi qaj edhe qesh, per here te pare kam perjetuar dhe po perjetoj lot gezimi, kur them se Besi eshte me i madh se krejt bota me duket shume e vogel, kjo ndjesi eshte nga ajo qe edhe Rozana eshte e kycur ne kete lumturi, Rozana nuk eshte me e vetme. Kam dy femije te shendoshte dhe s’me mbetet asgje tjeter vec te lutem qe te mi ruaj Zoti. Asgje nuk krahasohet me te qenit nene, eshte dicka hyjnore, mrekulli, lumja une qe jam femer dhe kam kete dhurate nga Zoti qe u bera nene ne kete jete, qe do ishte asgje pa femije.

Gezoju Zot prehrin atyre femrave qe vuajne per te patur nje femije.

E kishit planifikuar nje femije te dyte apo erdhi si dhurate nga Zoti?

E shkruar nga Zoti, as qe e kisha ne plan 2012-ten per nje shtatzeni tjeter, cdo gje ndodhi rastesisht, ashtu qe une gjithmone e kapi momentin, nuk e le fatin te me ike.

Ishte tamam koha e duhur, me konvenoi shtatzenia edhe pse e kisha shume te komplikuar, per t’u shkeputur paksa nga angazhimet profesionale, kisha nevoje per pak pushim dhe cdo gje u koordinua per bukuri.

Si eshte nje dite e juaj tani qe keni dy femije?

Dinamike, jam e perkushtuar shume pas Besartit, Rozana eshte e zonja e vetes, me te clodhem duke pire kafe e bere muhabet. Me eshte bere si shoqe, konsultohet per cdo gje me mua, nuk ka deri me tani te fshehta ndaj meje, me tregon per simpatite qe ka tani dhe mundohem ta mbaj edhe pak, sa me larg lidhjeve dashurore.

A ju ndihmon Sokoli, bashkeshorti juaj ne rritjen e djalit?

Naten zgjohem une cdo 3 ore, per ta ushqyer, po ashtu edhe gjate dites 95% per cdo gje kujdesem vet, Sokoli nderhyn atehere kur dicka s’mund ta bej vete, kur duhen me shume se dy duar. Por me kryesorja eshte fakti qe ai eshte gati ne cdo kohe dhe e ben me kenaqesi, kur dal ne mbremje me shoqet, e le Besartin me Sokolin dhe Rozanen. pa merak. Megjithese ne keto raste kam bebi siter te cilen e kam angazhuar qe nga lindja e djalit, e marre me vete edhe kur dal jashte shtetit atehere kur duhet te qendroj atje me shume se nje nate.

Eshte e vertete se djalit i keni vene emrin e nje fansi tuaj, pasi kjo ishte ajo qe qarkulloi neper media, kur ju e quajtet Besart…

Kam shume admirues me emrin Besart ,sepse emrin Besart e gezojne shume shqiptare, keshtu e emeroi Sokoli jo une, emrin e dyte e ka Taylor, sipas deshires se Rozanes, une nga ana ime ia kisha lene emrin Jorik, por ja lashe kete kenaqesi babit e motres se vet, qe ta marrin (qesh).

Mendoni se karriera juaj do te ndryshoje tani qe obligimet tuaja familjare jane me te medha?

Jo, aspak. Une ia dal edhe sikur te kisha dy femije te tjere. Jam punetore e madhe dhe kur gjerat i bej me pasion gjithmone ia dal me sukses.

Cfare ka ndryshuar tek ju lindja e djalit tuaj?

Jeta ime ka ndryshuar shume, jam kompletuar pasi mu plotesuan te gjitha deshirat qe kisha. Njekohesisht me lindjen e Besartit me linden edhe mua plot deshira te tjera, nje nder to eshte se e dua jeten me shume, dua ta perjetoj ate sa me bukur me femijet e mi dhe familje. Besarti eshte krahu i djathe i Romanes- mbeshtetje , jam e kenaqur edhe per faktin qe Rozana nuk eshte me e vetme. Na solli gezim, gjalleri, njomesi ne shtepine dhe zemrat tona, tani eh sa bucet shtepia, kuptohet nga une duke e ledhatuar Besartin me fjale, nuk me mbyllet goja gjithe diten. (Qesh).

Po motra e tij e madhe, si e priti ardhjen e nje vellai, a eshte ajo xheloze per te?

Jo aspak. Ajo po sheh tani me mire se si eshte rritur edhe ajo, sa e kam dashur e perkedhelur, sa mund e kohe te papertueshme jep nena per femijet e vet, tani po e sheh se nena eshte krevati me i bute i femijes, sepse e sheh se Besarti fle gjate mbi gjoksin dhe barkun tim, aty pushon dhe degjon muziken me te mire te Moxartit e te Bethovenit, ate e ze gjumi aty, me te rrahurat e zemres sime. O Zot, ku ka kenaqesi me te madhe.

Ju jeni nje nene posesive, apo tolerante?

Jam nje nene e cmendur pas femijeve te vet, por kam arritur qe rregullat te mi respektojne. “Fjala ime, fjala e Zotit”. Tolerante normalisht qe jam, kuptohet nese nuk eshte ne pyetje dicka qe demton shendetin e tyre, a po dicka te rrezikshme per rrethin shoqeror- faktikisht jam shume e kujdesshme.

A keni bere ndonje diete per t’u rikthyer perseri ne forme?

Kam mbetur vetem 3 kg me e shendoshe se ajo qe isha para se te mbetesha shtatzene. Kam qene e enjtur pak shume, ama gjithcka po kthehet ne vend. Per mirembajtjen e trupit duhet te kujdesem gjithmone.

Kur keni menduar qe t’i riktheheni perseri skenes?

Jo vetem qe jam kthyer por kam pasur dhe cdo fundjave te zene me shfaqje. Por nga gjysma e qershorit nuk do te angazhohem me ne koncerte, sepse do te mbyllem ne studio per te punuar per albumin e ri, ndersa me koncerte filloj perseri qe nga 1 korriku ne Ulqin pasi do te hapim sezonin muzikor veror.

Cfare do te benit ndryshe ne jeten tuaj, nese do te kthenit koken pas?

Kohen s’mund ta kthejme, keshtu qe s’mendoj per kete. Une pajtohem me realitetin, besoj se cdo njeri ka fatin e vet, te shkruaren, dhe eci me hapa te sigurt perpara per kete arsye perqafohem me cdo gje qe me sjell kjo jete. Koken nuk e kthej mbrapa sepse gjithmone ka dicka qe mund ta permiresoj, keshtu qe ,nese kemi kaluar permbi te gjitha ato, me mire t’i leme ashtu, e ardhmja s’mund te korrigjohet, ndersa e kaluara korrigjohet me te ardhmen.

Cilat jane projektet me te aferta?

Sic ju thashe edhe me lart projekti me i afert eshte albumi i ri , por do te sjell edhe videoklipe. Dhe per te gjithe admiruesit e mi sezoni veror do te jete me nje stil dhe performance pak me ndryshe.
(Yllka Selita Koha Jone)

Gjyste Vulaj: Ja Dal Me Sukses Kur I Bëj Gjërat Me Pasion