>
BIOSHQIP

Gjyste Vulaj: Si E Përjetova Tmerrin E Hajdutëve Në Prani Të Djalit

06-10-2014
Këngëtarja e njohur rrëfen momentet e ankthit në Santorini, por zbulon edhe fotot e nxehta të realizuara atje.
Një incident i pakëndshëm i ka ndodhur vetëm pak ditë para se ajo të kthehej në Mal të Zi, teksa në shoqëri të djalit, Besartit, ka qenë duke shëtitur nëpër qendrën e qytetit grek. Këngëtarja ka rënë pre e hajdutëve, të cilët e kanë tmerruar atë dhe djalin, por për fat nuk kanë mundur t’i vjedhin asgjë, edhe pse, sikur vetëm çantën t’i merrnin hajdutët, do të kishin mundur të blejnë një “Mercedes” të mirë.

Sezoni i verës ka kohë që ka mbaruar, por jo pushimet e të njohurve tanë të cilët pasi kanë mbaruar punën, janë drejtuar në destinacione të nxehta për të kaluar disa ditë pushimi dhe relaksi larg asaj që kishin përjetuar në sezonin e verës me koncerte të shumta.

Gjyste Vulaj ka zgjedhur këtë radhë Santorinin si destinacion për të kaluar pushimet me familjen e saj, bashkëshortin Sokolin dhe fëmijët Rozanën e Besartin. Ditët e nxehta atje i kishte shfrytëzuar për t’u mbushur me energji, sepse sezoni vjeshtë-dimër vjen shpejt e këngëtarja duhet të bëhet gati për koncertet e radhës.

Një incident i pakëndshëm i ka ndodhur vetëm pak ditë para se ajo të kthehet në Mal të Zi, teksa në shoqëri të djalit, Besartit, ka qenë duke shëtitur nëpër qendrën e qytetit grek. Këngëtarja ka rënë pre e hajdutëve, të cilët e kanë tmerruar atë dhe djalin, por për fat nuk kanë mundur t’i vjedhin asgjë, edhe pse, sikur vetëm çantën t’i merrnin hajdutët, do të kishin mundur të blejnë një “Mercedes” të mirë.

“Po ku e gjetën të më vjedhin mua thashë, për një sekondë desh mbeta pa kuletë, ajo ishte firmë ‘Versace’. Aty mbaj gjithmonë para sepse jam me familje e nuk i dihet rrugës edhe pse gjithmonë jam me Sokolin, por unë sigurohem që ta kem me vete gjithmonë. U shokova kur pashë që një person me maskë në fytyrë më ishte afruar dhe më prekte çantën, në një moment jam kthyer dhe kam filluar ta gjuaj e ta ofendoj, u tërbova keq. Djali Besarti filloi të qajë dhe të bërtasë se u tmerrua, po për fat gjithçka kaloi mirë dhe nuk më mori gjë. Kisha shumë euro e dollarë, e kishte blerë një Mercedes të mirë me to (qesh)”, thekson këngëtarja në një bisedë për “Panorama Plus”.

E duke e harruar përvojën e keqe nga këto pushime, së bashku me këtë rrëfim do të zbulojmë edhe fotot e nxehta të këngëtares që i ka realizuar në Santorini, një set shumë i bukur. “Kam kaluar shumë mirë, por duhet pasur shumë kujdes në vende që frekuentohen nga shumë turistë, edhe pse muaji shtator kishte shumë njerëz. Një bukuri e rrallë që vetëm Zoti ka ditur ta krijojë.

Realizova edhe një fotosesion në prani të shumë njerëzve, ato duartrokisnin kur mësuan se jam këngëtare, ishte një mrekulli në vete”, përfundon bisedën këngëtarja e njohur Gjyste Vulaj.
(Panorama Plus)

Gjyste Vulaj: Si E Përjetova Tmerrin E Hajdutëve Në Prani Të Djalit