>
BIOSHQIP

Ja Si Përgjigjjet Gold Ag Për “Dissin” E Unikkatilt

02-08-2015
Reperi i njohur Unikkatili ka publikuar mbrëmë në orët e vona këngën e tij më të re të titulluar "Për Qato".

Kënga është publikuar në youtube në versionin Lyrics Video, e teksa ndalemi te teksti, disa nga vargjet e tij duken taman si "diss" dedikuar dikujt.

E fansat e disa prej reperëve të tjerë e panë këtë si diss kundër reperit Gold Ag.

Këto mendohet se janë vargjet që iu kushtuan "diss" Gold Ag-së:

“Po m’vjen me kesh, mir p’ja shan nonen Vucicit
Po vet po jeton me plan t’Cubrilovicit
E çdo sen qe pe bon, o si Oximoron,
Si mu kur pom shan, e t’njejten kohe po m’imiton”.

Megjithatë për gjithë këtë rast edhe Gold Ag ka një shpjegim, të cilin e postoi në rrjetet e tij sociale.:

“Nuk m’dissirat kërkush se i kemi lon dissat. Jom i vetmi që krejt kolegve të secilit zhanër ia shpërndaj këngët. Kështu që , nëse mu m’shan dikush ma shum se mu si dhem kërkuj, ngoni senet e mira t’cilit do kofshin. Ariani s’ka inati me asnjo prej se u bo Haxhi. Jo ka fryn era, po shok per havera "
(B.A/Teksteshqip.Com)

Ja Si Përgjigjjet Gold Ag Për “Dissin” E Unikkatilt