>
BIOSHQIP

Gold Ag Sërish Pjesë E Një Filmi

16-01-2016
Reperi i njohur Gold Ag ka qenë disa herë pjesë e filmave, madje eksperiencën si aktor ai e ka fituar mjaft mirë kjo pasi shpesh edhe videoklipet e tij kanë skena filmash dhe reperi tashmë është mësuar me këtë gjë.

Ai ishte gjithashtu pjesë e filmit "Zori", ku luajtën shumë fytyra të njohura nga estrada jonë. Mirëpo mësohet se Goldi shumë shpejt do të jetë pjesë edhe një filmi të ri shqiptar.

Fjala është për filmin ‘Istanbul Conncetion’ të Kenan Gurgurovcit. Traileri i filmit është publikuar në youtube dhe aty do të keni mundësinë të shihni se edhe Ariani do të jetë pjesë e tij.
(B.A/Teksteshqip.Com)