>
BIOSHQIP
Biografia
Arian Agushi (Gold AG) ka kaluar 10 vjet të fëmijërisë në Preshevë, pra në vendlindjen e babait, gjyshit, stërgjyshit e tij. Ka jetuar dhe është rritur si çdo fëmijë tjetër shqiptar i asaj ane. Babai i tij vdiq kur i kishte 6 vjet dhe që atëherë e deri tash jeton me nënën e tij, të cilën e ka gjënë më të shtrenjtë në botë. Arian Agushi i njohur si Gold AG karierën e tij e filloi si 13 vjeqar, ai shkollën fillore e ka filluar në Preshevë, ndërsa në vitin 1997 kur u shpërngul në Prishtinë për të jetuar e vazhdoi këtu nga klasa V në shkollën fillore Hasan Prishtina ku dhe e mbaroi, pastaj u regjistrua në shkollën e mesme elektroteknike. Emri Gold AG është i përbër nga Arian (Gold-eng) + AGushi = Gold AG. Në vitin 2000 e bëri këngën e parë dhe këndoi 6 herë për Preshevën. Gold AG në çdo këngë të tij flet vetëm realitetin. Këngët i regjistron kryesisht në studion e reperit Barooti, Sopi Records. Gold AG solli repin në Preshevë për herë të parë. Në vitin 2009, pak ditë para muajit të shejntë të Ramazanit Ariani u kthye kah Islami, edhe pse në trupin e tij gjenden shumë tatuazhe. Ai thotë se pamja e jashtme nuk ka shumë rëndësi, rëndësinë më të madhe e ka brendësia e zemrës. Gold AG pasi braktisi alkoolin dhe cigaren para 2 vjetësh, është më aktiv dhe nganjëherë kohën e lirë e kalon në fitnes, ndërsa prej sporteve ai preferon më shumë notin. Pas shkollës së mesme, Gold AG vazhdoi studimet për dizajn, por i ndërpreu shpejt.

Gold AG dikur ka qenë shumë i lidhur me grupin TBA, por kohëve të fundit ai është larguar pak nga TBA dhe është afruar më shumë me OTR-në e Noizy-t dhe Dudën. Kjo dëshmohet edhe nga bashkëpunimi që ai pati me Noizy-n, në lansimin e këngës "Ca i bonet vetes". Disa nga këngët më të bukura të tij në bashkëpunim me TBA janë: "Nuk i ndrrojm qëllimet" në bashkëpunim me DMC, Kobra, Barooti "E bojm llug" në bashkpunim me Presioni, Explode dhe Barooti "Nuk ka hiq" në bashkëpunim me Klepto "Për bashkim" në bashkëpunim me Presioni dhe B52 "Bon bon" bashkëpunim me Kobra si dhe disa bashkëpunime tjera me Barootin. Lansimi i këngës me Noizy nuk ka pasur efektin e dëshiruar, sepse ka irrituar një numër të madh të fansave të Gold AG, pas këtyre bashkëpunimeve të suksesshme të tij me TBA. Më vonë, Gold AG bëri një bashkëpunim tjetër me Barooti, duke lansuar këngën "Me neve nuk ka". Në fillim të karrierës, Gold AG ishte shumë i dhënë pas këngëve patriotike. Pas 2011 ai vazhdimisht po largohet nga këngët patriotike dhe po orientohet më shumë drejt këngëve religjioze dhe Diss-ave. Gold AG ka rivalitet të madh me Labelin Babastars, sidomos me Getin. Situata është nxehur kur Gold AG ka konfrontuar fizikisht Getin duke e rrahur atë në mes të qytetit. Kjo u pasua me lansimin e këngës "Ti je qyrr". Më vonë Gold AG ka lansuar më shumë Diss-a kundër Babastars. Ndër më të bukurat janë "Rri larg", "Cili?" dhe "Kush?" Gold AG s'do ndalet dhe siç e ka filluar veren me hite, ashtu do e vazhdoje.

Në Gusht 2006, Gold AG merr pjesë në Çelësi Muzikor 1 me këngën "Furra G".

Në vitin 2006, Gold Ag publikon albumin "Lanet".

Në Maj 2007, Gold AG merr pjesë në Top Fest 4 me këngën "Një Ditë Tek Ti", në bashkëpunim me Dafina Zeqiri.

Në Dhjetor 2008, Gold AG merr pjesë në Zhurma Show 2008 me këngën "Trip", në bashkëpunim me Nora Krasniqi.

Në Maj 2008, Gold AG merr pjesë në Top Fest 5 me këngën "Hey Mamy".

Më datë 29 Maj 2008, Gold AG publikon videoklipin "Bashke E Kallim", në bashkëpunim me Drenusha Latifi.

Më datë 29 Shtator 2008, Gold AG publikon videoklipin "Ku Mbet Presheva".

Më datë 2 Maj 2009, Gold AG publikon videoklipin "T'kerkoj".

Në Maj 2009, Gold AG merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "Sweet".

Më datë 15 Maj 2009, Gold AG publikon videoklipin "Amaneti". Me këtë këngë, Gold AG merr pjesë në Zhurma Show 2009 në vitin 2009.

Në Nëntor 2009, Gold AG merr pjesë në Çelësi Muzikor 3 me këngën "Zjarr".

Në vitin 2009, Gold Ag publikon albumin "Amaneti".

Më datë 1 Qershor 2010, Gold AG publikon videoklipin "Malli". Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Në vitin 2010, Gold Ag publikon albumin "Aga In Da Hause".

Më datë 8 Maj 2011, Gold AG publikon videoklipin "Jam Ilir".

Më datë 9 Maj 2011, Gold AG publikon videoklipin "Nuk Vdes". Videoklipi u prodhua nga MProduction. Me këtë këngë, Gold AG merr pjesë në Çelësi Muzikor 5 në vitin 2011.

Më datë 11 Maj 2011, Gold AG publikon videoklipin "Nuk Ka Gjyq Qe M Gjykon".

Më datë 3 Dhjetor 2011, Gold AG publikon videoklipin "Leter Nga Burgu".

Më datë 29 Dhjetor 2011, Gold AG publikon videoklipin "Toka Ime". Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Në vitin 2011, Gold Ag publikon albumin "Realiteti".

Në vitin 2011, Gold Ag publikon albumin "The Goldfather".

Më datë 21 Prill 2012, Gold AG & Ismet Bexheti publikojnë videoklipin "Komandant".

Më datë 19 Maj 2012, Gold AG publikon videoklipin "Bonu Vetvetja".

Në Maj 2012, Zaimina Vasjari & Gold AG marrin pjesë në Çelësi Muzikor 6 me këngën "Forever".

Më datë 14 Qershor 2012, Gold AG publikon videoklipin "Lamtumire", në bashkëpunim me Shkumbin Ismaili.

Më datë 2 Shtator 2012, Criminal Teacher publikon videoklipin "Mushu Men", në bashkëpunim me Gold AG.

Më datë 29 Tetor 2012, Gold AG publikon videoklipin "Golden Eagle".

Më datë 26 Nëntor 2012, Gold AG publikon videoklipin "Urime Shqiperi".

Më datë 21 Dhjetor 2012, Gold AG publikon videoklipin "Reklama Amoreti".

Në vitin 2012, Gold Ag publikon albumin "Bonu Vetvetja".

Në vitin 2012, Gold Ag publikon albumin "Urime Shqiperi".

Më datë 28 Janar 2013, Gold AG publikon videoklipin "Kush?".

Më datë 6 Prill 2013, Gold AG publikon videoklipin "Harrove", në bashkëpunim me Nora Muqaj.

Më datë 28 Qershor 2013, Meda publikojnë videoklipin "T'kam Fiksim", në bashkëpunim me Vjollca Haxhiu & Gold AG.

Më datë 1 Korrik 2013, Gold AG publikon videoklipin "Fuck Eulex".

Më datë 4 Korrik 2013, Gold AG publikon videoklipin "Sa Vite", në bashkëpunim me Beatrix Ramosaj.

Më datë 3 Tetor 2013, Gold AG publikon videoklipin "Dhembje E Dashni".

Më datë 27 Nëntor 2013, Gold AG publikon videoklipin "Malli I Ndarjes", në bashkëpunim me Remi.

Më datë 29 Nëntor 2013, Gold AG publikon videoklipin "I Moqmi".

Në vitin 2013, Gold Ag publikon albumin "Më Fal O Allah".

Në vitin 2013, Gold Ag publikon albumin "Goldi Ta Kall".

Më datë 21 Shkurt 2014, Gold AG publikon videoklipin "Shqiptar". Teksti u shkrua nga vetë Gold AG. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 25 Qershor 2014, Gold AG publikon videoklipin "Lotët E Djalit". Teksti u shkrua nga vetë Gold AG. Për orkestrimin u kujdes Florent Boshnjaku. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 28 Korrik 2014, Gold AG publikon videoklipin "Unë".

Më datë 9 Gusht 2014, Gold AG publikon videoklipin "Kosova".

Më datë 15 Tetor 2014, Gold AG publikon videoklipin "Fjalët E Qiririt", në bashkëpunim me Ganimete Abazi & Ilirët. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 6 Dhjetor 2014, Gold AG publikon videoklipin "B52".

Në vitin 2014, Gold Ag publikon albumin "Nguce Ananin".

Më datë 4 Mars 2015, Gold AG publikon videoklipin "Drenica". Muzika e këngës u punua nga Shkumbin Nebihu, teksti u shkrua nga vetë Gold AG. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 1 Prill 2015, Gold AG publikon videoklipin "Armikut Si Perulet", në bashkëpunim me Ismet Bexheti. Muzika e këngës u punua nga Alban Furtuna, teksti u shkrua nga vetë Gold AG, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alban Furtuna. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 15 Prill 2015, Xhela publikon videoklipin "Maturant", në bashkëpunim me Gold AG.

Më datë 24 Maj 2015, Gold AG publikon videoklipin "Çka Po Ndodh", në bashkëpunim me D.U.D.A & B-Genius. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 18 Qershor 2015, Gold AG publikon videoklipin "Në Shtëpinë Tënde", në bashkëpunim me Kreshnik Avdiu. Muzika e këngës u punua nga vetë Gold AG, teksti u shkrua nga vetë Gold AG, ndërsa për orkestrimin u kujdes Florent Boshnjaku. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 6 Korrik 2015, Gold AG publikon videoklipin "Mad Bat Energy Drink".

Më datë 20 Shtator 2015, Gold AG publikon videoklipin "Shqiptar Stambolli", në bashkëpunim me Shaqir Cervadiku. Muzika e këngës u punua nga Burim Krasniqi, teksti u shkrua nga vetë Gold AG, ndërsa për orkestrimin u kujdes Burim Krasniqi. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 2 Tetor 2015, Gold AG publikon videoklipin "Mas Miri", në bashkëpunim me Greta Koçi. Muzika e këngës u punua nga Gramoz Kozeli, teksti u shkrua nga vetë Gold AG. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 6 Tetor 2015, Arta publikojnë videoklipin "Shqiperi O Nena Ime", në bashkëpunim me Gold AG & Don Arbas. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 20 Tetor 2015, Taulant Bajraliu publikon videoklipin "Jetimi I Babes", në bashkëpunim me Gold AG.

Më datë 23 Nëntor 2015, Gold AG & Liori publikojnë videoklipin "Shqipja Ne Valle". Muzika e këngës u punua nga Alban Furtuna. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 3 Dhjetor 2015, Greta Koçi, Eni Koçi & Gold AG publikojnë videoklipin "Me Mu".

Në Prill 2015, Gold AG & Hysni Klinaku marrin pjesë në Celësi Muzikor 9 me këngën "Pushka E Lirisë".

Në vitin 2015, Gold Ag publikon albumin "Armikut Si Përulet".

Më datë 31 Janar 2016, Gold AG publikon videoklipin "Bota Kalimtare".

Më datë 15 Shkurt 2016, Leonora Jakupi publikon videoklipin "Pushkë E çifteli", në bashkëpunim me Gold AG.

Më datë 4 Mars 2016, Gold AG publikon videoklipin "Dashnia E Nanes", në bashkëpunim me Shyhrete Behluli. Muzika e këngës u punua nga vetë Gold AG, teksti u shkrua nga vetë Gold AG. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 17 Prill 2016, Gold AG publikon videoklipin "Hajde", në bashkëpunim me D.U.D.A. Teksti u shkrua nga Gold AG, D.U.D.A.. Videoklipi u prodhua nga Urban Graphics. Me këtë këngë, Gold AG merr pjesë në Zhurma Show 2016 në vitin 2016.

Më datë 1 Maj 2016, Gold AG publikon videoklipin "Trim Jezerci". Muzika e këngës u punua nga vetë Gold AG, teksti u shkrua nga vetë Gold AG, ndërsa për orkestrimin u kujdes Burim Krasniqi. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 10 Maj 2016, Gold AG publikon videoklipin "Pa Hile". Teksti u shkrua nga vetë Gold AG. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 6 Qershor 2016, Gold AG publikon videoklipin "Pa Namaz". Teksti u shkrua nga vetë Gold AG. Videoklipi u prodhua nga Urban Graphics.

Më datë 5 Korrik 2016, Gold AG publikon videoklipin "N'deti". Muzika e këngës u punua nga De Vox, teksti u shkrua nga vetë Gold AG, ndërsa për orkestrimin u kujdes De Vox. Videoklipi u prodhua nga Urban Graphics.

Më datë 10 Korrik 2016, Gold AG publikon videoklipin "Llokum", në bashkëpunim me Anxhela Peristeri & Labi.

Më datë 5 Tetor 2016, Gold AG publikon videoklipin "Pa Ty", në bashkëpunim me Kaltrina Selimi.

Më datë 26 Nëntor 2016, Gold AG publikon videoklipin "E Kam Emrin Preshevar".

Më datë 14 Dhjetor 2016, Gold AG publikon videoklipin "Babë".

Më datë 1 Mars 2017, Gold AG publikon videoklipin "Në Dukagjin", në bashkëpunim me Hysni Klinaku. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 5 Prill 2017, Gold AG publikon videoklipin "Liridona", në bashkëpunim me Gezim Nikën. Muzika e këngës u punua nga Gold AG & Kolë Susaj, teksti u shkrua nga Gold AG & Hamit Aliaj, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alban Furtuna. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 7 Maj 2017, Gold AG publikon videoklipin "Po Vi Nga Gurbeti".

Më datë 28 Maj 2017, Gold AG publikon videoklipin "Vëlla E Motër", në bashkëpunim me Shyhrete Behluli.

Më datë 5 Korrik 2017, Gold AG publikon videoklipin "E Mira E Ulqinit", në bashkëpunim me Shemi Iliret.

Më datë 15 Korrik 2017, Meda publikon videoklipin "Inat", në bashkëpunim me Gold AG.

Më datë 3 Shtator 2017, Gold AG publikon videoklipin "Omëlsina".

Më datë 11 Tetor 2017, Gold AG publikon videoklipin "Lidhjet Farefisnore".

Më datë 10 Nëntor 2017, Gold Ag publikon videoklipin "Medvegja".

Në vitin 2017, Gold Ag publikon albumin "Në Dukagjin".

Më datë 28 Janar 2018, Gold Ag publikon videoklipin "Urime Ditëlindjen", në bashkëpunim me Buraku.

Më datë 15 Shkurt 2018, Gold AG publikon videoklipin "Djali I Ushtarit". Muzika e këngës u punua nga vetë Gold AG, teksti u shkrua nga vetë Gold AG, ndërsa për orkestrimin u kujdes Fatos Canolli. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 3 Mars 2018, Gold AG publikon videoklipin "Kili Mili". Muzika e këngës u punua nga vetë Gold AG, teksti u shkrua nga vetë Gold AG, ndërsa për orkestrimin u kujdes Ardian Kastrati. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 8 Prill 2018, Shyhrete Behluli & Gold AG publikojnë videoklipin "Gurbetqari". Muzika e këngës u punua nga Shyhrete Behluli, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alban Furtuna. Videoklipi u prodhua nga EMF Creative.

Në vitin 2018, Gold Ag publikon albumin "Djali I Ushtarit (Hite 2)".

Më datë 1 Qershor 2018, Gold AG publikon videoklipin "Ndihmoje Jetimin". Muzika e këngës u punua nga Ardian Kastrati, teksti u shkrua nga vetë Gold AG. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 29 Qershor 2018, Gold AG publikon videoklipin "Xhan Xhan", në bashkëpunim me Yllka Kuqi. Teksti u shkrua nga vetë Gold AG. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 21 Korrik 2018, Gold AG publikon videoklipin "Ma E Mira", në bashkëpunim me Dani. Muzika e këngës u punua nga De Vox, teksti u shkrua nga vetë Gold AG, ndërsa për orkestrimin u kujdes De Vox.

Më datë 5 Tetor 2018, Gold AG publikon videoklipin "Falja E Gjakut". Muzika e këngës dhe teksti u shkruan nga vetë Gold AG, ndërsa për orkestrimin u kujdes Florent Boshnjaku.

Më datë 27 Tetor 2018, Gold AG publikon videoklipin "History".

Më datë 7 Nëntor 2018, Gold AG publikon videoklipin "Prej Tropoje", në bashkëpunim me Ismet Bexheti. Muzika e këngës dhe teksti u shkruan nga vetë Gold AG, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alban Furtuna.

Më datë 27 Nëntor 2018, Gold AG publikon videoklipin "Jam Gjakova", në bashkëpunim me Shkelzen Jetishin dhe është kujdesur vetë për muzikën dhe tekstin e këngës. Orkestrimi i këngës u punua nga Rrahman Kryeziu. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Në vitin 2018, Afrim Muçiqi & Gold Ag publikojnë albumin "N'dardani Bjen Ni Tupan".

Më datë 14 Dhjetor 2018, Gold AG publikon videoklipin "Ushtria E Kosovës", në bashkëpunim me Kastriot Tushën dhe është kujdesur vetë për tekstin dhe muzikën e këngës. Muzika dhe orkestrimi i këngës janë punuar edhe nga Alban Furtuna.

Më datë 3 Mars 2019, Gold AG publikon videoklipin "Nënat Shqiptare", në bashkëpunim me Shemin. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gold AG. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction. Ashtu siç është edhe titulli, kjo është një këngë patriotike që u kushtohet nënave që bënë sakrificë për lirinë.

Më datë 1 Prill 2019, Gold AG publikon videoklipin "Suhareka". Reperi që njihet për këngët patriotike dhe që prek temat sociale, këngën e re e ka shoqëruar edhe me një video mjaft të veçantë. Në fakt, në rolin e heroit shqiptar Besim Ndrecës paraqitet Florim Kleqka, i cili me mjeshtri mishëron ish-ushtarin e UÇK-së. Theksojmë se tekstin dhe muzikën e këngës e ka bërë vetë reperi gjersa orkestrimin e ka bërë Alban Furtuna.

Më datë 9 Prill 2019, Gold Ag publikon videoklipin "Zani I Koshares", në bashkëpunim me Ymer Bajramin. Ashtu siç e ka bërë tashmë edhe “traditë”, reperi shpesh realizon këngë në përvjetorë të rëndësishme të ngjarjeve nga lufta e Kosovës. Ai vendosi t’u dedikojë këngë të rënëve për Betejën e Koshares. Pikërisht në datën e 9 prillit, kur edhe shënohet rënia heroike e ushtarëve të Koshares, Gold AG solli për fansat këngën me titull “Zani i Koshares”. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gold AG. Klipi i këngës është me motive kombëtare dhe për realizimin e tij janë kujdesur MProduction.

Më datë 19 Prill 2019, Gold Ag publikon videoklipin "Mirë Se T'Gjeta Moj Kosovë". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gold AG. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films. Klipi i këngës është mjaft i veçantë, ndërsa pjesë e tij është edhe aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi.

Më datë 29 Prill 2019, Gold AG publikon videoklipin "Emrin E Ka Lufte", në bashkëpunim me Ismet Bexhetin. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gold AG. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Në vitin 2019, Gold Ag publikon albumin "Dy Krisma".

Në Maj 2019, Gold AG merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 19 me këngën "E Mira E Ulqinit", në bashkëpunim me Shemi (Ilirët).

Më datë 10 Maj 2019, Gold AG publikon videoklipin "Letra E Babës". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gold AG. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 24 Maj 2019, Gold AG & Kreshnik Avdiu publikojnë videoklipin "Mirupafshim Oj Medine". Muzika e këngës u punua nga Kreshnik Avdiu, teksti u shkrua nga Gold AG, ndërsa për orkestrimin u kujdes Florent Boshnjaku. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 26 Maj 2019, Gold Ag publikon videoklipin "Lulkuqe E Pashtrikut", në bashkëpunim me Hysni Klinakun. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gold AG. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 7 Qershor 2019, Gold AG publikon videoklipin "Merhaba". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gold AG. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction. Xhirimet e klipit janë kryer në Stamboll, dhe në video reperi vjen me një paraqitje mjaft të detajuar në stil.

Më datë 7 Korrik 2019, Gold AG publikon videoklipin "Fiksim", në bashkëpunim me Anxhela Peristerin. Muzika e këngës u punua nga Florent Boshnjaku, teksti u shkrua nga Gold AG, ndërsa për orkestrimin u kujdes Florent Boshnjaku. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 28 Korrik 2019, Gold Ag publikon videoklipin "Tetova E Dardana". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gold AG. Videoklipi u prodhua nga kompania XL Films.
Më datë 10 Nëntor 2019, Fisnikët & Gold AG publikojnë videoklipin "Ku Je Nisë". Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 1 Dhjetor 2019, Gold AG & Shyhrete Behluli publikojnë videoklipin "Adem Jashari". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gold AG.

Më datë 19 Janar 2020, Gold Ag publikon videoklipin "Heroinat". Kjo këngë është një forcë dhe shpresë për jetë, për të gjitha ato nëna dhe motra të cilat ishin pjesë e dhunimeve çnjerëzore në Kosovë në kohën e luftës. Ato janë pika më e dobët dhe pjesa më e ndjeshme e luftës për liri. "Shpresoj që do ta pëlqeni dhe shpërndani sa më shumë që ato të ndihen të forta, ballëhapur dhe të barabarta në shoqëri bashkë me ne." - ka thënë Gold AG në postimin e tij në Instagram.

Në vitin 2019, Gold Ag publikon albumin "Ushtria E Kosovës".

Më datë 16 Shkurt 2020, Gold AG publikon videoklipin "Sokoli".

Më datë 8 Mars 2020, Gold AG publikon videoklipin "Epopeja E UÇK-së". Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 26 Prill 2020, Gold Ag publikon videoklipin "Shkronjat E Arta". Muzika e këngës u punua nga Ardian Kastrati, ndërsa teksti u shkrua nga Gold AG. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 5 Maj 2020, Gold AG publikon videoklipin "Jam Anamorava", në bashkëpunim me Hysni Klinakun. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gold AG. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 11 Qershor 2020, Gold AG publikon videoklipin "Prishtina", në bashkëpunim me Albina Kelmendin. Muzika e këngës u punua nga Gold AG & Kreshnik Avdiu, ndërsa teksti u shkrua nga Gold AG. Videoklipi u prodhua nga MProduction, ndërsa produksioni audio u realizua nga Genc Prelvukaj.

Më datë 3 Korrik 2020, Granit Ismajli publikon videoklipin "Diaspora", në bashkëpunim me Gold AG. Teksti i këngës u shkrua nga Genc Prelvukaj, ndërsa orkestrimi u punua nga Gold AG.

Në vitin 2020, Gold Ag publikon albumin "Diaspora".

Më datë 19 Shtator 2020, Gold AG publikon videoklipin "Sofra E Nanës". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gold AG. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 4 Tetor 2020, Gold AG & Mergim Mjeku publikojnë videoklipin "Nuse". Muzika e këngës u punua nga B2N, teksti u shkrua nga B2N & Gold AG, ndërsa për orkestrimin u kujdes B2N. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 16 Tetor 2020, Gold AG publikon videoklipin "Bylbyli I Tropojës", në bashkëpunim me Dava Gjergjin. Kënga i kushtohet dëshmorit të Tropojës Bylbyl Breçanit, i cili ra për të mos vdekur kurrë në Kosharen legjendare.

Më datë 5 Nëntor 2020, Gold AG publikon videoklipin "Trimi I Dukagjinit". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gold AG. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 19 Nëntor 2020, Gold AG publikon videoklipin "Tornado". Videoklipi u prodhua nga kompania Urban Graphics.

Më datë 26 Nëntor 2020, Gold AG publikon videoklipin "Prej Shqipnie".

Më datë 28 Nëntor 2020, Gold AG publikon videoklipin "Babë E Djalë". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gold AG. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 16 Dhjetor 2020, Gold AG publikon videoklipin "Liri A Vdekje". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gold AG. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 16 Janar 2021, Gold AG publikon videoklipin "Malli I Vendlindjes". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gold AG. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 10 Shkurt 2021, Gold AG publikon videoklipin "Jem Ilira, Jem Teuta", në bashkëpunim me Nikollë Nikprelaj. Muzika e këngës u punua nga Nikollë Nikprelaj, teksti u shkrua nga Nikollë Nikprelaj & Gold AG, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edlir Begolli. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 4 Mars 2021, Gold AG publikon videoklipin "Prej Kur Ka Le Dielli", në bashkëpunim me Ismet Bexhetin. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gold AG. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 13 Prill 2021, Gold AG & Adem Ramadani publikojnë videoklipin "Era Ramazan". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gold AG. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 27 Prill 2021, Gold AG publikon videoklipin "Flaka E Maleve", në bashkëpunim me Rifat Berishën. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gold AG. Videoklipi u prodhua nga kompania Urban Graphics.

Më datë 7 Qershor 2021, Shyhrete Behluli & Gold AG publikojnë videoklipin "Për Hajr Gjyshe".

Më datë 12 Qershor 2021, Gold AG publikon videoklipin "Plumbi".

Në vitin 2021, Gold AG publikon albumin "Tornado".

Më datë 22 Korrik 2021, Gold AG publikon videoklipin "Arusha".

Më datë 28 Shtator 2021, Gold Ag publikon videoklipin "Kuksi". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gold AG. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 10 Dhjetor 2021, Gold AG & Afërdita Demaku publikojnë videoklipin "Lutja E Nanës". Muzika e këngës u punua nga Gold AG & Florent Boshnjaku, teksti u shkrua nga Gold AG, ndërsa për orkestrimin u kujdes Florent Boshnjaku. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 29 Janar 2022, Gold AG & Hysni Klinaku publikojnë videoklipin "Trimat E Gjakovës". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gold AG. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 16 Shkurt 2022, Gold AG & Kastriot Tusha publikojnë videoklipin "Ushtar Kavaja". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gold AG. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 7 Mars 2022, Binjaket Ismajli & Gold AG publikojnë videoklipin "Loti I Nanës". Muzika e këngës u punua nga Ardian Kastrati, teksti u shkrua nga Gold AG & Abaz Selmani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Ardian Kastrati. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 2 Prill 2022, Gold AG & Kreshnik Avdiu publikojnë videoklipin "Allah". Muzika e këngës është kompozuar nga Kreshnik Avdiu, tekstin e kanë shkruar bashkë Gold AG & Kreshnik Avdiu, ndërsa për orkestrimin u kujdes Artan Kastrati. Videoklipi u prodhua nga kompania Urban Graphics.

Më datë 2 Qershor 2022, Gold AG publikon videoklipin "Top Tu Baft Pushka". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Gold AG, teksa për arranzhimin u kujdes Nexhat Mujovi (Wirusi). Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 16 Korrik 2022, Gold AG publikon videoklipin "Oj Dashni", në bashkëpunim me Fatmira Breçanin. Teksti i këngës u shkrua nga vetë Gold AG. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Gramoz Kozeli.

Në vitin 2022, Gold Ag publikon albumin "Oj Dashni".

Më datë 24 Shtator 2022, Gold AG publikon videoklipin "Ah Kosovë", në bashkëpunim me Shyhrete Behlulin. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 21 Tetor 2022, Gold AG publikon videoklipin "Daja Me Nipa", në bashkëpunim me Ismet Bexhetin. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Gold AG, teksa për arranzhimin u kujdes Alban Furtuna. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 12 Nëntor 2022, Gold AG & Nisret Krasniqi publikojnë videoklipin "Malli I Zemrës". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Gold AG. Videoklipi u prodhua nga kompania BUG Production.

Më datë 19 Nëntor 2022, Gold AG & Ymer Bajrami publikojnë videoklipin "Krismat E Rahovecit". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Gold AG, teksa për arranzhimin u kujdes Alban Furtuna. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 27 Nëntor 2022, Gold AG publikon videoklipin "E Du Tetovën". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Gold AG, teksa për arranzhimin u kujdes Alban Furtuna. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 23 Dhjetor 2022, Gold AG & Nikollë Nikprelaj publikojnë videoklipin "Shqipja E Trollit". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Gold AG, teksa për arranzhimin u kujdes Alban Furtuna. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 4 Mars 2023, Gold Ag publikon videoklipin "Trimi I Babës". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Gold AG, teksa për arranzhimin u kujdes Nexhat Mujovi (Wirusi). Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 23 Mars 2023, Gold AG & Kreshnik Avdiu publikojnë videoklipin "Namazi". Muzika e këngës vjen si bashkëpunim nga Gold AG & Kreshnik Avdiu, tekstin e shkroi vetë Gold AG, teksa për arranzhimin u kujdes Florent Boshnjaku. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 2 Maj 2023, Gold AG publikon videoklipin "Hasjan", në bashkëpunim me Bajram Gigollin. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Gold AG, teksa për arranzhimin u kujdes Alban Furtuna. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 20 Maj 2023, Gold AG & Artjola Toska publikojnë videoklipin "Sa Të Du". Muzika e këngës u punua nga Gramoz Kozeli, teksti u shkrua nga vetë Gold AG, ndërsa për aramzhimin u kujdesën bashkë Klajv Kajno & Gramoz Kozeli.

Më datë 24 Qershor 2023, Gold AG & Bujar Qamili publikojnë videoklipin "Moj Shkodrane". Muzika e këngës u punua nga Gramoz Kozeli, teksti u shkrua nga vetë Gold AG, ndërsa për aramzhimin u kujdesën bashkë Klajv Kajno & Gramoz Kozeli. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 7 Korrik 2023, Poni, Petro Xhori & Gold AG publikojnë videoklipin "Bylbyl". Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Petro Xhori & Alsked Rrenja kanë realizuar bashkë muzikën, Petro Xhori, Gold AG & Rioo kanë punuar bashkë tekstin e kësaj kënge, ndërsa për arranzhimin u kujdes Alsked Rrenja.

Më datë 15 Korrik 2023, Gold AG & Fatmira Breçani publikojnë videoklipin "Kismeti". Muzika e këngës u punua nga Gramoz Kozeli, teksti u shkrua nga vetë Gold AG, ndërsa për aramzhimin u kujdesën bashkë Klajv Kajno & Gramoz Kozeli.

Më datë 1 Gusht 2023, Gold AG publikon videoklipin "Bojna Qef", në bashkëpunim me Bes Kallaku & Orgiton. Muzika e këngës është sjellë tek publiku nga Gramoz Kozeli, ndërsa jane bërë në bashkëpunim teksti, të cilin e kanë shkruar së bashku Gold AG & Bes Kallaku, dhe orkestrimi, për të cilin kanë punuar bashkarisht Klajv Kajno & Gramoz Kozeli.

Më datë 20 Shtator 2023, Gold AG & Meda publikojnë videoklipin "Përqafom". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Gold AG, teksa për arranzhimin u kujdes Nexhat Mujovi (Wirusi). Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 5 Tetor 2023, Gold AG publikon videoklipin "Sa Për Mu", në bashkëpunim me Albina Kelmendin. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Gold AG, teksa për arranzhimin u kujdes Nexhat Mujovi (Wirusi).

Më datë 21 Tetor 2023, Gold AG publikon videoklipin "O Jetë O Vdekje", në bashkëpunim me Hysni Klinakun. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Gold AG, teksa për arranzhimin u kujdes Alban Furtuna. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 11 Nëntor 2023, Gold AG publikon videoklipin "Kadal Se K’tu Ka Hasjan". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Gold AG, teksa për arranzhimin u kujdes Nexhat Mujovi (Wirusi). Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 21 Nëntor 2023, Gold Ag publikon videoklipin "Bekimi I Kosovës". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Gold AG, teksa për arranzhimin u kujdes Nexhat Mujovi (Wirusi). Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 28 Nëntor 2023, Gold Ag & Gjin Dona publikojnë videoklipin "Mirdita". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Gold AG, teksa për arranzhimin u kujdes Gramoz Kozeli. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 30 Dhjetor 2023, Gold AG publikon videoklipin "Front". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Gold AG, teksa për arranzhimin u kujdes Nexhat Mujovi (Wirusi).

Më datë 22 Janar 2024, Gold AG publikon videoklipin "Bija E Dikujt". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Gold AG, teksa për arranzhimin u kujdes Florent Boshnjaku. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 16 Shkurt 2024, Gold AG publikon videoklipin "Shaban Jashari", në bashkëpunim me Ismet Bexhetin. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Gold AG, teksa për arranzhimin u kujdes Alban Furtuna. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.