TEKSTESHQIP

Gold AG
Djali Yt
Lyrics

Eh moj Nan dy fjal du me ti than,
për djalin që s'e deshe,
ske zi pse mban, e kom prit me qef me pa at bote me sy,
me kajt ne kraht e tua Nane, met pas afër ty,
nuk e di moj Nane pse s'mendove me shum,
a harrove që ni dit, edhe ti vjen te un,
e shoqet e tua për ngushllime kur erdhën,
pse syt e tu as ni pik lot se derdhën.
A hiq s'je pendu?, mthuj drejt Nan pash Zotin,
çfar aklli ki n'zemër se ta ngriu edhe lotin,
se ti vet nuk deshe mem përkledh mu pran,
me ta bo krejt "urime, u rrit me Bab e Nan",
e pozita e jem kurr kërkujt mos i raft,
ti se din kur isha rrit oj Nan sa t'kisha dasht,
e tash nëse pendohesh,
apet kthim nuk ka se veç niher mem pa
besom kurr smu kishe nda.

A se meritova?, të jem edhe un, në at bot të cilën, ju e doni shum.
A se meritova?, të jem djali yt, sa shum shpresova, por dëshira u mbyt.

E botën që e doni, e punoni për to shum, s'ka kurgjo ma mir se ktu ku jetoj un, sa kam qen i lumtur që ni dit do t'vij n'jet, edhe ni koh e shkurt shum afër pat mbet, shum rand gabove me at çka e veprove, pa mëshirën ma t'vogël kët trup ma shkatrrove, ende pendim s'ka as n'ditën e sotit, edhe pse punove nan kundër vullnetit t'Zotit. Dhuratën e ALLAHUT për toke e perplas edhe pse shumica, po luten me pas, me çfar arsyetimi, do t'vish për Gjykim, a e din sa i rand Nan, osht ai dënim, apet mu kishe dhimt edhe nuk di qysh t'la, atë çka ma bone mu, ty kurr s'ta kisha bo, edhe pse sum deshte Nan, un t'du me gjith zemër. kto fjal nga Parajsa nga djali yt pa emër.

A se meritova?, të jem edhe un, në at bot të cilën, ju e doni shum.
A se meritova?, të jem djali yt, sa shum shpresova, por dëshira u mbyt.
A se meritova?, të jem edhe un, në at bot të cilën, ju e doni shum.
A se meritova?, të jem djali yt, sa shum shpresovaa, por dëshira u mbyt.

DËRGOI: