Gold AG - Dashnia E Nanes (Feat. Shyhrete Behluli)
Lyrics
[Gold AG:]
Fjalët ma t’mira po i kërkoj Nga thellësia e zemrës tem
Se s’ka njeri ma besnik Kurrë si ti moj nana jem
Qysh i vogël kur jom kon M’ke uru me fjalë ma t’mira
Bashkë kem qenë ç’do moment Në ato kohnat e vështira
Ti s’ke ditë me m’thon s’kemi Ç’do dëshirë m’a ke plotësu
Edhe kur diçka s’ke pasë E ke bo gjithmonë për mu
A ka dritë që ndriçon botën Natën sikur rrezja e hanës
A ka erë ma t’bukur n’botë Se sa kur je afër nanës
Kur punojsha n’krye n’veti
Enuk ta ngojsha atë fjalë Pasha Zotin nana jem
Qysh ke thonë ti m’ka dal
Tanë këto vjetë që i kalova
M’rrite vetë pa vlla e motër Sa herë vendin m’a ke shtru
Sa herë bukë m’qite n’sofër
Kush si ti a thu m’don
A ka tjetër n’këtë farë bote Kur vonohna për te shpia
Kush e ndjen si zemra jote
Tash u rrita nana jem
M’rrite t’madh e m’bone burrë 1000 vjet ymër me i pas
Hakësh ty s’muj me dal kurrë
[Shyhrete Behluli:]
T’kam rritë o bir
Edhe n’kohë ma t’vështirë
Me t’pa tuj qesh Me t’plotësue ç’do dëshirë
T’kam përkund në djep ç’do natë
Shoqni m’bani drita e hanës
Dashuria e krejt botës
Nuk vlen sa dashnia e nanës
[Gold AG:]
Ty t’kom babë e t’kom nanë E di që se pate lehtë
E mbaj mend isha i vogël Atëherë kur babi ndërroi jetë
Sa me fat që jam o Zot Loti dul s’di qa me thon
Gëzimi ma i madh n’këtë botë Është fakti që ty t’kom nanë
M’ke këshillu edhe tu ecë Thojshe mos mami se rrxohesh
Sa herë që m’ke ushqy Thojshe ma i forti bohesh
Lutja jote e pafund Është e mirë secilën strofë
Sa herë moti është i keq Veshu mirë se ki mu ftofë
Per ç’do lot që t’ka piku Shkaku i gabimeve t’mija
T’u boftë ujë i xhenetit
Të shpërbleftë nanë Perëndia
Se s’ka fëmijë që nuk gabon Deri sa t’rritet edhe mësohet
Por secili sa t’ka gjallë E ka mirë herët me ndodhë
Se zemra jote gëzohet Poashtu le t’thehet
Kush t’a din kimetin nanë N’përjetësi do të shpërblehet
Pra ma bon hallall gabimin Cilido qoftë ai për mua
Se du t’a fitoj xhenetin Përgjithmonë të këmbët e tua
[Shyhrete Behluli:]
Mbramë në andërr të kam pa
Mu dokë se nuk ishe mirë
Përgjysë zemra mu ka nda
Thashë ku je o bir
Po du zanin me t’a ni
Se s’po muj lotin me nalë
Hiq kurgjo nuk t’ndërroj me ty
Krejt botën me m’a falë
REF.:
T’kam rritë o bir
Edhe n’kohë ma t’vështirë
Me t’pa tuj qesh
Me t’plotësue ç’do dëshirë
T’kam përkund në djep ç’do natë
Shoqni m’bani drita e hanës
Dashuria e krejt botës
Nuk vlen sa dashnia e Nanës.
Gold AG - Dashnia E Nanes Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.
KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:
Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.
VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?
Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Dashnia E Nanes".
3. Video është e këngës "Dashnia E Nanes", por nuk këndohet nga Gold AG.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.