>
LETERSISHQIP

Çameri, Toke E Bekuar

Në muajin e mjaltit
siç i thonë
tesha
Prevezë, Lefkadë, gaz e lot
rizgjohen kujtimet
përrallore
tokë e
bekuar-Camëria, gjëmon!
Unë arvanitase, lind
jam n´Camëri
të preka plagën, me
mallin e zjarrtë
flokun ngjyrë
gështenjë, arom´Arbëri
folëm, qamë e
qeshëm, deri në mesnatë!
Bukurinë e zgjimit
urova me lot n´sy
tabllot e vuajtjes
shpalos historia
për tokën
tonë, digjem mbyllë në dry
fjalën
shqipe, përkëdhel sot breznia!
Camëri, ...o Tokë e
bekuar
fis as gjen s´ska
për të harruar!