Më mbaj mend (për 1 muaj)

Gramoz Gërvalla
  • Vendlindja:
  • Deçan 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Kosovë 
  • Mosha:
  • 30 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 15 Nentor 1991
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♏ Akrepi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.3 / Votuan:  26

Gramoz Gërvalla është këngëtar i njohur. Jeton në Dubovik, një fshat afër Deçanit. Shkollën fillore e kryen në Prapaqan, atë të mesmen në gjimnazin "Vëllezërit Frashëri" në Deçan, ndërsa ka diplomuar në Fakultetin Juridik "Haxhi Zeka" në Pejë. Gramoz Gërvalla është një këngëtar i zhanrit të ri modern, i ashtuquajtur "Turbo Folk". Është një këngëtar i njohur i estradës shqiptare. Përveç zhanrit të muzikës që ai e kultivon, Gramozi është i njohur edhe si këngëtar i muzikës së mirëfilltë popullore, argëtuese dhe atë folklorike. Muzikën e ka si traditë familjare, ku inspirim më të madh ka gjetur tek xhaxhai i tij, tashmë i ndjerë i madhi Jusuf Gërvalla. Si i vogël ka filluar të këndojë, por për herë të parë del në skenë në vitin 2008 në moshën 17 vjeçare.

Në vitin 2008, Gramoz Gërvalla publikon albumin e parë "Shyqyr deshti Zoti".

Në vitin 2010, Gramoz Gervalla publikon videoklipin "Shpirti Jem". Kënga u prit shumë mirë nga publiku dhe këtu Gramozi fillon të pushtojë zemrat e shumë adhuruesve, ku shumë shpejt arrin në majet e një karriere të suksesshme.

Më datë 7 Shtator 2012, Gramoz Gërvalla publikon videoklipin "Një Lot Ra Sot", ku dhe fillon bashkëpunimi me autorin e njohur të këngëve Fatmir Muja.

Në vitin 2013, Gramozi merr pjesë në "Show Fest Kosova", me këngën "Sikur ditë pranvere", ku edhe merr një çmim.

Në vitin 2014, Gramoz Gërvalla publikon albumin "Loqka Jem". Gjatë sezonit veror sjell si freski për fansat albumin live me gjithsej 11 këngë.

Më datë 5 Dhjetor 2015, Gramoz Gervalla publikon videoklipin "Gjithqka Ja Vlen".

Më datë 8 Gusht 2016, Gramoz Gërvalla publikon videoklipin "Sëmundje E Ilaç".

Në vitin 2016, Gramoz Gërvalla publikon albumin "Singles Collection".

Më datë 26 Mars 2017, Gramoz Gërvalla publikon videoklipin "Syni Jem".

Më datë 23 Korrik 2018, Gramoz Gërvalla publikon videoklipin "Zoti T'rujt".

Më datë 3 Janar 2019, Gramoz Gërvalla publikon videoklipin "Mos Me Qo Selam".

Më datë 15 Shkurt 2019, Gramoz Gërvalla publikon videoklipin "N'sa Sahati".

Më datë 9 Mars 2020, Gramoz Gërvalla publikon videoklipin "Me Ty Ja Kam Qelllu".

Më datë 19 Gusht 2020, Gramoz Gërvalla publikon videoklipin "Koft Kysmet".

Më datë 30 Shtator 2020, Gramoz Gërvalla publikon videoklipin "Kolege". Muzika e këngës u punua nga Bekim Hallaqi (Belle) & Nurteel. Videoklipi u prodhua nga kompania BUG Production.

Më datë 8 Qershor 2021, Gramoz Gërvalla publikon videoklipin "Një Mesazh".

Më datë 25 Qershor 2021, Gramoz Gërvalla publikon videoklipin "Krejt Tkan Rrejt".

Më datë 26 Shtator 2021, Gramoz Gërvalla publikon videoklipin "Ah Bre Babe".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

3

Kanali

Youtube

Shto profile

të tjera


Komente 3