>
BIOSHQIP
Biografia
Granit Gashi është i lindur në Suharekë. Shkollën fillore dhe të mesmën i kreku në Suharekë, ndërsa është në përfundim të Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin "Fama". Karrierën muzikore e filloi në vitin 2000 i pasionuar pas muzikës sidomos asaj hip hop rnb, Kënga e parë si rep grup ka qenë "Armata e Kosoves" në vitin 2007 e punuar nga Dj Cimi dhe është feat me Dj Cimin, ndërsa kënga e dytë është kënga dedikuar bokserit Luan Krasniqi, kampioni në vitin 2008, është punuar pas këtyre këngëve si rep grup. Ka punuar si kompozitor ku ka kompozuar për shumë artist të ndryshëm si Hekuran Krasniqi, Mihrije Braha, Zanfina etj.

Granit Gashi autor i mbi 500 teksteve të zhanrreve të ndryshme dhe kompozitor i shumë hiteve është themelues i studios-produksionit muzikor "Massive" së bashku me Nurteel.

Më datë 7 Tetor 2014, Risa publikon videoklipin "S'po Du Tjeter", në bashkëpunim me Granit Gashi. Muzika e këngës u punua nga Massive Production, teksti u shkrua nga Massive Production. Videoklipi u prodhua nga XL Films.

Më datë 4 Shkurt 2017, Granit Gashi publikon videoklipin "Lv".