>
BIOSHQIP
Biografia
Ka qenë e premte kur erdhi në treg, dhe në fakt kështu titullohet edhe kënga e cila ka ngjallur shumë kureshtje e kënduar nga moderatori Granit Miftari në bashkëpunim me Daggi.

E në fakt kënga ‘E premte’ është shumë interesante dhe nga ato që s’jemi mësuar ta shohim, qoftë edhe në një videoklip të thjeshtë e të bukur ku në të reklamohen edhe disa personazhë të njohur të artit të gazetarisë.

Kënga është realizuar na ‘Jukebox Group’ nga Shkupi dhe klipi i punuar nga produksioni ‘MenMedia Pictures’ nga Gjilani dhe mësojmë se cdo gjë ka qenë spontan.

Por a do të jetë ky pasioni më i ri i moderatorit, apo vetëm një provë pritet të shihet, megjithëse zëri i Granitit tingëllon bukur edhe në këngë.

Më datë 18 Korrik 2014, Granit Miftari publikon videoklipin "E Premte", në bashkëpunim me Daggi.

Më datë 10 Janar 2016, Granit Miftari publikon videoklipin "Kanihere". Muzika e këngës u punua nga Nushi Music, teksti u shkrua nga Ghulo, ndërsa për orkestrimin u kujdes Nushi Music. Videoklipi u prodhua nga Envinion.

Në Prill 2016, Granit Miftari merr pjesë në Celësi Muzikor 10 me këngën "Shpirtin Ma Ke Vra".

Më datë 15 Shkurt 2017, Granit Miftari publikon videoklipin "E Kam Harruar". Muzika e këngës u punua nga Valmira Maxhuni, Luaras Uka, teksti u shkrua nga Luaras Uka, ndërsa për orkestrimin u kujdes Feston Dumani. Videoklipi u prodhua nga Men Media Pictures.

Më datë 29 Gusht 2017, Granit Miftari publikon videoklipin "Me Ty Po Du". Muzika e këngës u punua nga Nushi Music, teksti u shkrua nga Luaras Uka, ndërsa për orkestrimin u kujdes Nushi Music.

Më datë 14 Dhjetor 2019, Granit Miftari publikon videoklipin "Ska Ma Ndjenja".