>
BIOSHQIP

Gresa Behluli, “Keshilltare” E Hashim Thaçit

19-10-2012
Muzika dita ditës për disa emra që nuk kanë mundur të gjejnë veten në të po bëhet demode, kjo për shkak të mossuksesit të cilin e shohin tek vetja

Ata të cilët mundohen të gjejnë shpejt ndonjë zgjidhje e kanë më lehtë, por disa të tjerë që mundohen e mundohen e në fund nuk arrin të dalin nga balta dhe ju humbet rruga në oborr e kanë të vështirë kuptohet. Një fat të njëjtë në tregun shqiptarë e ka pasur edhe këngëtarja e re Gresa Behluli, vajza e këngëtares së njohur të muzikës popullore Shkurte Fejza e cila me ndihmën e të ëmës është munduar të përfshihet në skenën muzikore por, suksesit nuk ia ka arritur ndoshta aspak! Duke parë më të qëllimshme të zgjedh një drejtim tjetër, Gresa Behluli ka pak kohë që është punësuar në zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit. Nuk dihet pozicioni i saj si këshilltare apo asistente në këtë zyrë për shkak se nuk e thekson tek profili në Facebook, por një gjë dihet se Gresa me këtë rast i ka dhënë 'fund' detyrës si këngëtare.

Kujtojmë, se edhe këngëtarja e re, Bubulina Krasniqi, e cila është motra e Ministritë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Kraniqi, kohë më parë është punësuar në postin e zyrtares së lartë për organizata ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
(Agnesa Muqa)

Gresa Behluli, “Keshilltare” E Hashim Thaçit