>
BIOSHQIP

Gresa Behluli Nuk është Këshilltare E Thaçit

20-10-2012
"Vajza e Shkurte Fejzës 'këshilltare' e Hashim Thaçit" ishte titulli i një shkrimi që dje ka pushtuar mediat në Kosovë, ku thuhej se Gresa ka zënë një vend pune në kryeministri.

Por, ka reaguar babai i saj, Hajrush Behluli, duke treguar se Gresa këngën e ka vetëm hobi e për të pasur një vend pune të tillë ajo ka kryer shkollë.

"Gresa e ka krye Shkollën e Mesme të Muzikës me sukses të shkëlqyeshëm, pastaj Fakultetin juridik si dhe masterin për shkenca juridike. Këngën e ka vetëm hobi. Punon qe një muaj për një OJQ në Zyrën Ligjore në Qeveri me kontratë. Nuk është këshilltare e Kryeministrit".

"Ju kisha lut mos hyni ne gjynah me ne si familje, familja jonë kemi dhënë mjaft për këtë vend, besa edhe gjak dhe nuk kemi përfituar asgjë, tani dalin disa të pandërgjegjshëm dhe fyejë", transmeton Indeksonline fjalët e tij, i cili ka shtuar se në familjen e tij 6 anëtarëshe janë 5 të diplomuar dhe asnjëri nuk punon, përveç Gresës tani.
(Express )

Gresa Behluli Nuk është Këshilltare E Thaçit