Më mbaj mend (për 1 muaj)

Gresa Behluli Preferon Dasmën Tradicionale

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3
[12-12-2013]
Përveç angazhimeve për prurje të reja në skenë, këngëtarja e njohur Gresa Behluli ka bërë të ditur për Tribuna se vitin e ardhshëm do të bëhet nuse. Këngëtarja gjithashtu ka treguar se preferon një ceremoni e cila nuk do të dalë jashtë suazave të zakoneve tona tradicionale

Është bërë e njohur në publik përmes këngëve të bukura të cilat i ka sjellë herë pas here. Dhe po aq bukur beson të vijë edhe gjatë prezantimeve të radhës. Bëhet fjalë për këngëtaren Gresa Behluli, e cila për gazetën Tribuna ka treguar se do të vijë me risi bashkë me shumë emra të njohur të skenës sonë, përmes potpurive që do t’i paraqesin në fundvit.



“I kam bërë në bashkëpunim me kolegë disa potpuri. Nuk janë këngë të reja por i kemi përpunuar. Kam menduar se ndoshta këto lloj këngësh janë më të pranueshme meqë jemi në prag të festave”, ka thënë Gresa në fillim të bisedës, duke mos dashur të shpalos se cilët këngëtarë tjerë do të jenë pjesë e potpurisë. “Bëhet fjalë për emra të njohur të skenës sonë por nuk do ti zbulojë le të mbesin surprizë për festa. Mund të përmend vetëm mamin (Shkurte Fejzën) pasi bashkëpunimi me të nuk është risi ”, ka shtuar ajo duke qeshur.



Kënga e re, pas festave

Ndërkaq kjo nuk është befasia e vetme që këngëtarja e ka për publikun e vet. Gresa ka treguar se është duke punuar edhe në një këngë të re të cilën do ta publikojë pas festave. “Jam duke punuar edhe në një këngë të cilën e kam në plan ta publikoj pas festave. Kësaj kënge do t’ia bashkëngjis edhe videoklipin. Nuk kam dashur të shpejtoj dhe të vijë para festave me këngë të re.

Nuk kam qejf të shpejtoj, më mirë më ngadalë të vijë por me diçka që ia vlen”. Por, këngëtarja e mohon se ka në plan ndonjë bashkëpunim në një të ardhme të afërt. “Nuk e kam menduar të vijë me ndonjë bashkëpunim. Përveç nëse del ndonjë këngë që ia vlen të punohet në bashkëpunim atëherë pse jo, me kënaqësi do të punoja edhe ndonjë të tillë”.



E ndonëse epitetin e beqares Gresa tash e sa kohë nuk e ka, në pyetjen se kur do ta shohim nuse këngëtarja me buzëqeshje ka thënë. “Kësmet, mbase vitin e ardhshëm do të më shihni nuse”. Këngëtarja gjithashtu ka shpalosur për lexuesit se ajo preferon që dasma e saj të jetë e gërshetuar në mes tradicionales dhe modernes. “Do të dëshiroja ta gërshetoja modernen edhe tradicionalen. Sado që mundohemi të anojmë kah modernia, unë i pëlqej zakonet tona tradicionale dhe me shumë qejf do t’i kisha dashur edhe në dasmën time. Fundja këto janë e veçanta e ceremonive tona”, ka thënë Gresa për fund.
 (Nita Brisku)



Komente 0