>
BIOSHQIP

Gresa Dhe Maksi Do Prezantojnë Natën Finale Të Çelësit Muzikor 9

02-05-2015
Tashmë është bërë e ditur se Gresa Behluli do të moderojë bashkë me Maksin në Festivalin më të madh në Kosovë, “Çelësi Muzikor 9”. Me anë të një video-promo të dy prezantuesit kanë shpallur edhe finalistët e natës së madhe më 7 Maj që do të vijë nga Zico TV, 21 Plus dhe Alsat M në Teatrin e bukur të Gjilanit. Drejtoresha artistike, Edona Memini ka thënë se po përgaditet çdo detaj për natën e së enjtes që po vjen, ndërsa pa lakuar emra, ajo ka thënë se do të ketë edhe shumë të ftuar specialë, përveç se shumë çmime. Më poshtë mund të ndiqni se cilat këngë kanë kaluar në finale. 1.Ardit Stafa - DASHURI E JETËS Tex & Muz: Ilir Berani, Ork: Ardian Kastrati 2.B-Genius ft. Niil-B - ROLLIN Tex: B-Genius & Niil-B, Muz & Ork: Hekuran Sahiti 3.Emine Toska - PA TY Tex: Granit Gashi, Muz & Ork: Granit Gashi & Nurteel 4.Fatjona Kuçi - KEM NJË DASHURI Tex: Mentor Thaqi, Muz & Ork: Ruzhdi Sadiku 5.Mergim Mjeku - MOJ ÇAPKËNE Tex: Toni, Muz & Ork: Nexhat Mujovi - WIRUSI 6.Pro Band - MILIONAT Tex & Muz: Kreshnik Avdiu, Ork: Arecording 7.Shkenda Dubova & Shemi - NUK SHIKOHEN VITET NË DASHNI Tex & Muz: Besim Bunjaku, Ork: Florent Boshnjaku 8.XXL Band - KJO MË PËLQEN Tex: Avni Qahili, Muz & Ork: Meti Neziri
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)