>
BIOSHQIP
Biografia
Është e njohur si këngëtare dhe prezantuese televizive. Ka filluar të këndojë që në moshë të vogël dhe në vitin 2004 shpallet fituese e kompeticionit “Poleposition “. Një vit më pas bëhet pjesë e televizionit, si vokaliste në programin “Top Show”. Pjesëmarrëse 3 herë në “Top Fest”, Gresa është nominuar për disa çmime. Për 6 vite ka qenë vokaliste e “Fever”, grup me të cilin ka kënduar në netët finale të “Kënga Magjike 2008”. Edhe pse i ka munguar skenës së festivaleve, Gresa prej 18 vitesh këndon live në ambientet e kryeqytetit dhe jo vetëm.

Në Prill 2005, Gresa Gjoceraj merr pjesë në Top Fest 2 me këngën "Idem".

Në Maj 2008, Gresa Gjoceraj merr pjesë në Top Fest 5 me këngën "Histori Dimri".

Në Maj 2009, Fever merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "Me Fal", në bashkëpunim me Gresa Gjoceraj.

Më datë 6 Gusht 2022, Gresa Gjocera publikon videoklipin "Kjo Zemer Rreh Tek Une". Kënga u orkestrua nga Endrit Shani. Videoklipi u prodhua nga Foxesfilm, ndërsa produksioni audio u realizua nga Endrit Shani.

Në Shtator 2022, Gresa Gjocera & Bledi Kaso marrin pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "Zemer Per Zemer".

Më datë 11 Mars 2023, Gresa Gjocera publikon videoklipin "E Zbrazet". Teksti është shkruar në bashkëpunim nga Gresa Gjocera & Endrit Shani, teksa për arranzhimin e këngës u kujdes Endrit Shani. Videoklipi u prodhua nga Foxesfilm, ndërsa produksioni audio u realizua nga Endrit Shani.

Në Maj 2023, Gresa Gjocera merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 me këngën "E Zbrazet".

Më datë 28 Mars 2024, Endri Prifti & Gresa Gjocera publikojnë videoklipin "E Poshtër (Besomë)". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Endri Prifti, teksa për arranzhimin u kujdes Gent Myftaraj. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.