>
BIOSHQIP

Rikthehet Greta! Shumë Shpejt Me Një Bashkpunim

09-09-2015
Këngëtarja Greta Koçi ka paralajmëruar sot nëpërmes rrjetit të saj social në Instagram se shumë shpejt do ti rikthehet muzikës me një projekt të ri muzikor i cili pritet të jetë bashkpunim.

Ky bashkpunim apo "rikthim" i këngëtares ishte i paraparë të bëhej më herët, që kënga të lansohej që në muajin maj por që për shkak të një aksidenti që Greta pësoi bashk me grupin e të rinjve të Partisë Demokratike, projekti i shtye dhe tani është gati për publikim.



Greta nuk ka dashur të zbulojë më shumë detaje rreth këngës përveqse ka treguar se do të jetë bashkpunim, por që teksteshqip.com mëseon se kënga është punuar në studin e kompozitorit kosovar Ilir Berani.

Në foton që Greta ka publikuar sot në Instagram ajo shihet mjaft në forme dhe mahnitë me bukurinë e saj!
(B.A/Teksteshqip.Com)

Rikthehet Greta! Shumë Shpejt Me Një Bashkpunim