>
BIOSHQIP

Gentjan Dema Në Mes Të Debatit Mes Gretës Dhe Chipsit

23-02-2016
Pas postimit të bërë nga Chipsi mbi këngën e re të Greta Koçit "I Besova", tashmë dy artistët janë përfshirë në një betejë mediatike. Chipsi thotë se Greta e ka lançuar këngën pa të drejtat e autorit dhe poshtë videos nuk shkruhet fare emri i tij si autor i këngës. Ai gjithashtu ka deklaruar se do veprojë vetëm sipas ligjeve dhe të drejtave të autorësisë, duke filluar nga bllokimi i këngës në You Tube e më tutje.

Por debati ka përfshirë edhe miqësitë e përbashkëta që dy artistët kanë. Aleat ose armik, rrugë të mesme nuk ka për miqtë e tyre. Greta është acaruar shumë kur këngëtari Gentjan Dema i ka bërë LIKE postimit të Chipsit. Nga profili i saj i është dërguar në inbox një mesazh në formë presioni:
"O Gentjan po s'të vjen turp ty që i jep LIKE Chipsit? A e kupton ti se nuk ka lidhje me këtë këngë fare fare dhe shpif se po e ndjekim penalisht. Turp të vij. Aferdita"

Meqenëse Greta dhe Chipsi japin dy versione krejtësisht të kundërta, kjo do të thotë se dikush po gënjen. Por e theksojmë se për momentin mbetet një betejë rrjetesh sociale pasi as nga Greta dhe për momentin as nga Chipsi, nuk ka një kallzim penal.

Sipas Chipsit, Greta ka angazhuar disa persona që ta kërcënonin në emrin e saj. Dy artistët njihen shumë mirë sepse kane bashkëpunuar përpara këtij debati, ndaj urojmë që të ulen në një tryezë jo-virtuale dhe të sqarojnë këtë keqkuptim, përpara se debati dhe tonet të ashpërsohen akoma më shumë.
(TeksteShqip.com)

Gentjan Dema Në Mes Të Debatit Mes Gretës Dhe Chipsit