>
BIOSHQIP

Greta Koçi Nis Xhirimet E Klipit Të Ri “What's Up”

28-04-2014
Këngëtarja e njohur Greta Koci, e cila tash e sa kohë po i mungon publikut me ndonjë projekt të ri, ka bërë të ditur se tashmë i është përveshur punës për të sjellë risi. Këtë e ka bërë të ditur motra e saj Eni Koçi, në faqen e saj zyrtare në ‘Twitter’ ku ka lënë një mbishkrim i cili bën me dije se këngëtarja e ka përfunduar incizimin e këngës, ndërsa tani është duke u marrë me xhirimet e klipit.



“Gati për xhirimet e videoklipit "what's upp" Greta Koci ft GBMC. Music & Lyrics By Meee”, ishte mbishkrimi këngëtares Eni, e cila tregon se për tekstin e muzikën është përkujdesur vetë ajo. Ndryshe edhe Eni dukej e entuziazmuar për projektin e ri i cili sipas këngëtareve do të vijë shumë shpejt në publik.


Greta Koçi Nis Xhirimet E Klipit Të Ri “What's Up”