>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “S'jam Jetime” Nga Greta Dhe Eni

16-01-2015
Dy këngëtaret tona të njohura, motrat Greta & Eni Koçi kanë publikuar së fundmi videoklipin e tyre më të ri me titull "S'jam Jetime", një këngë kjo e cila si tematikë ka lidhjen në mes të dy motrave dhe prek zemrat e shumë kujt që e dëgjon.



Greta & Eni asnjëherë nuk kanë publikuar sëbashku një duet, mesa duket kësaj rradhe ato kanë zgjedhur momentin e duhur për të sjellë te publiku një këngë që me të vërtetë ja vlen.

Muzika dhe Teksti janë punuar nga Ilir Berani në Kosovë ndërsa orkestrimi është bërë në studion e Ardian Kastratit. Videoklipi është realizuar nga AleXander, ndërsa për styling në klip u përkujdes American Fashion.
(B.A/Teksteshqip.Com)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “S'jam Jetime” Nga Greta Dhe Eni