>
BIOSHQIP
Biografia
Greta Zani është padiskutim një nga zërat "sherbet" të tabanit të Shqipërisë së mesme. Nis të mirret me muzikë pasi mbaron gjimnazin, pra në vitin 1992. Ndërkohë, teksa i hyri botës së muzikës, pat ndjekur studimet në degën "Inxhinieri Ndërtimi", por pas 2 vjetësh studime i duhej t'i ndërpret, për shkak të udhëtimeve me Ansamblet. Tre vjet rresht, deri në vitin 1995, ka qenë soliste në "Ansamblin e Këngëve dhe Valleve popullore" - Tiranë. Gjyshi i saj, ka qenë një nxitje për karrierën e bujshme muzikore, sepse ai vetë ka qenë këngëtar në "ish" "Ansamblin e Ushtrisë", në Tiranë. Është e martuar me Halil Ajrullahun (Halili Seferve), një këngëtar i shquar nga Shkupi dhe bashkë kanë 2 fëmijë. Gjatë gjithë këtyre viteve të suksesshme, merr pjesë në shumë aktivitete muzikore, ku ndër to mund të kujtojmë Festivalet Ndërkombëtare, si në: Spanjë, Egjipt, Greqi, Turqi, Itali, Gjermani, etj, ku është vlerësuar me çmime. Ka edituar disa albume me këngë të tabanit kombëtar. Aktualisht jeton në Shkup, bashkë me familjen, duke e ushtruar profesionin e saj, ku siç thotë dhe vetë: "Këndoj në gezime e festa familjare të çdokujt që pëlqen zërin tim".

Në vitin 1999, Greta Zani publikon albumin "Ah Kjo Jete".

Në vitin 2002, Greta Zani publikon albumin "Te Dua".

Në vitin 2006, Greta Zani publikon albumin "Trokit...".

Në Nëntor 2011, Greta Zani merr pjesë në Fest Nota e Artë 2011 me këngën "Dasma E Goces".

Më datë 22 Mars 2012, Greta Zani publikon videoklipin "Falja Zemren Beqarit".

Më datë 22 Mars 2012, Greta Zani publikon videoklipin "Mos Na Lont Zoti Pa Kong".

Më datë 24 Mars 2012, Greta Zani publikon videoklipin "Moj Fellonza, Moj Nitare Dhe Thellonza E Malit".

Më datë 10 Maj 2013, Greta Zani publikon videoklipin "Jeleku Kadife".

Në Mars 2014, Greta Zani merr pjesë në Kenga Ime 2014 me këngën "Kjo Dynja Me Interes".

Më datë 19 Nëntor 2014, Greta Zani publikon videoklipin "Dallëndyshes". Me këtë këngë, Greta Zani merr pjesë në Kenga Ime 2014 në vitin 2014.

Më datë 20 Korrik 2015, Greta Zani publikon videoklipin "Ta Ndezim Naten".

Më datë 14 Janar 2016, Greta Zani publikon videoklipin "Casta Diva".

Më datë 27 Shkurt 2017, Lirim Gjonbibaj publikon videoklipin "Ma Prishe Gjumin", në bashkëpunim me Greta Zani.

Më datë 16 Gusht 2018, Greta Zani publikon videoklipin "Te Kam Dhe S'te Kam". Muzika e këngës u punua nga Vani Rushiti, teksti u shkrua nga Vojsava Alia, ndërsa për orkestrimin u kujdes Vani Rushiti.

Më datë 31 Dhjetor 2019, Xemi & Greta Zani publikojnë videoklipin "Qan Vogelushi Babit".
DËRGOI: