Official Video

Grupi Ali Pasha - Kenge Për Ali Pashen


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  41

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

22/03/2012

2012-03-22T12:55:30



Koka në Stambollë more,
e trupi në Janinë,
e të shtrinë Ali Pasha more,
e o Pasha të shtrinë.

Se një varr i vetëm more,
e s'ta nxe dot lavdinë,
e të shtrinë Ali Pasha more,
e o Pasha të shtrinë.

Zbardhur mjekrë gjatë more,
e si bora në brinjë,
e të shtrinë Ali Pasha more,
e o Pasha të shtrinë.

Dhe që nga bedenat more,
e ulërin stuhia,
e si mjergull te koka more,
e rri Vasiliqia.

Koka në Stambollë more,
e trupi në Janinë,
e të shtrinë Ali Pasha more,
e o Pasha të shtrinë.


Ky tekst u dërgua nga Anisa Tepelene




Më Shumë Këngë Nga Grupi Ali Pasha:

Më Shumë...