TEKSTESHQIP

Grupi Ali Pasha
Ali Pashai
Lyrics

Koka në Stambollë more,
e trupi në Janinë,
e të shtrinë Ali Pasha more,
e o Pasha të shtrinë.

Se një varr i vetëm more,
e s'ta nxe dot lavdinë,
e të shtrinë Ali Pasha more,
e o Pasha të shtrinë.

Zbardhur mjekrë gjatë more,
e si bora në brinjë,
e të shtrinë Ali Pasha more,
e o Pasha të shtrinë.

Dhe që nga bedenat more,
e ulërin stuhia,
e si mjergull te koka more,
e rri Vasiliqia.

Koka në Stambollë more,
e trupi në Janinë,
e të shtrinë Ali Pasha more,
e o Pasha të shtrinë.

DËRGOI: