TEKSTESHQIP

Grupi Bilbili
Nderojmë Epopenë
Lyrics

1.
Nga Vlora po vijmë,
Për fest të flamurit,
Në Kosovën tonë,
Në palcën e burrit.
2.
Vijmë ti këndojmë,
Komandantit vetë,
Lindur në Nëntor,
Në njëzet e tetë.
3.
Lindur në Prekaz,
Atje në Drenicë,
Me Flamur të Kombit,
Ngjizur ajo ditë.
4.
Nëntëdhjetë e teta,
Marsi në të hyrë,
Derdhi mbi Jasharajt,
Predha me zinxhirë.
5.
U ndez flak’ Prekazi,
Drenica në flakë,
Kulla e Jashare,
Flamur e bajrakë.
6.
Një luftë e pa parë,
Sa u çudit bota,
Luftojnë Jasharajt,
Si Azem e Shota.
7.
Në Kullë të Jashare,
Rreh zemër Kosove,
Një legjend e rrallë,
U shkrua mbi troje.
8.
Trim Adem Jashari
Djalë që se bën nëna,
Aty u derdh gjaku,
Aty lindi kënga.
9.
Vijmë nga Labëria,
Nderojm epopenë,
Gjakun për Lirinë,
Dhe për Epopenë.