TEKSTESHQIP

Grupi I Të Rinjve Gjirokastër
Dilni Se Erdhi Enveri
Lyrics

Koncert në Tiranë me këngë të zgjedhura nga
Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër 1988
Grupi i të rinjve Gjirokastër
marës - Arjan Shehu
kthyes - Mehmet Vishe
hedhës - Roland dhe Kastriot Çenko.

I ngriti supet kalaja
ulet mali se vjen maja,
përsëri çu hap haberi
dilni se erdhi Enveri..
Gjirokastër merja këngës
erdhi djali te shtëpia,
mbështetur në gji të nënës
si ky popull te Partia.

o Enver ta zgjodha vëndë
pranë zëmrës pranë gjirit,
të të shoh si mal më këmbë
të të kem në drit të syrit.
Gjirokastër merja këngës
erdhi djali te shtëpia,
mbështetur në gji të nënës
si ky popull te Partia.

Mirse erdhe biri ynë
o sa afër do të kemi,
çdo dit sa të hapim synë
mirmëngjes Enver do themi.
Gjirokastër merja këngës
erdhi djali te shtëpia,
mbështetur në gji të nënës
si ky popull te Partia.

Për amanetet e tua
s'bie për gjumë Partia,
flamuri më lartë u çua
prin me shok Ramiz Alia.
Gjirokastër merja këngës
erdhi djali te shtëpia,
mbështetur në gji të nënës
si ky popull te Partia...

rapsod - Mufit Çela,

DËRGOI: