TEKSTESHQIP

Grupi I Të Rinjve Gjirokastër
Këngë Për Çerçiz Topullin
Lyrics

Argjiro moj ç`tu ndez gjiri,
të merr malli për Çerçizë.
lule lule o djalo....
Çepen përmbi supe,
ta rihte era e malit të Gjërë.
Dora mbi kobure,
emri mbetur nëpër këngë..

Mal më mal e shqot më shqot,
i dhe zjarr Perandorisë.
lule lule o djalo...
Çepen përmbi supe
ta rihte era e malit të Gjërë.
Dora mbi kobure,
emri mbetur nëpër këngë..

Nëpër vite vjeçja jote
frymëzimi i djalërisë.
lule lule o djalo...
Çepen përmbi supe
ta rihte era e malit të Gjërë.
Dora mbi kobure,
emri mbetur nëpër këngë....

(Tiranë 11/04/1995)