TEKSTESHQIP

Grupi I Të Rinjve Gjirokastër
Vitet E Vegjëlis
Lyrics

Në qytetin si kështjellë
vjen libri shokut Enver,
që me mall e ka qëndisë
për vitet e vegjëlisë..
Dashuri për këto vënde,
e gdhënde në zëmrën tënde o Enver,
rrjedhin kujtimet e zëmrës
ja çuam Enverit mëmë..

Gdhëndur malli në ç`do fletë
për mësusët për anetë,
për shokët që s`haron kurrë,
e merr malli dhe për gurë..
Dashuri për këto vënde,
e gdhënde në zëmrën tënde o Enver,
rrjedhin kujtimet e zëmrës
ja çuam Enverit mëmë..

Edhe Gjirokastra mëmë
ku lexoi gjith këto,
ja kthen përgjigjen me këngë
bir të dua siç më do..
Dashuri për këto vënde,
e gdhënde në zëmrën tënde o Enver,
rrjedhin kujtimet e zëmrës
ja çuam Enverit mëmë..

DËRGOI: