TEKSTESHQIP

Grupi I Vranishtit
Shpata Jon Gris Ferman
Lyrics

Mesaplik te rrapi tënë
këmbë kryq ngrëmë kuvëndë.

Këmbë kryq ngrëmë kuvëndë
Shqipëri na ke në këmbë.

Shqipëri na ke në këmbë
mbrojmë lirinë e nderin tëndë.

Mbrojmë lirinë e nderin tëndë
lidhëm besë e fjalën dhamë.

Lidhëm besë e fjalën dhamë
s`japim xhelep as nizamë.

S`japim xhelep as nizamë
shpata jonë gris fermanë.

Shpata jonë gris fermanë
kanë zotë trojet tanë...