TEKSTESHQIP

Grupi Mister
Krimi Nuk Jam Une
Lyrics

Të vrarë, të droguar më kapën poshtë urës
Të zhytur në plehra, me sy zgurdullues
I mbyllur në mur, beton e qeli
Të gjitha i humba, po prapë jam njeri
Nga burgu shoh qiellin në katërqind pjesë
Këtu ka veç natë kur jashtë është mëngjes.
…është mëngjes, është mëngjes.

Ju kur dhimbjen time dëgjoni
Asnjëherë, jo, mos më harroni
Jam dhe unë këtu!
Jam dhe unë këtu!

Ju kur dhimbjen time e dëgjoni
Jam unë krimineli dhe horri,
Dua të jem si ju
Dua të jem me ju

Çdo ditë zgjohem me shpresë
Këtu ka veç natë
Kur jashtë është mëngjes

(refren)
Një lot rrjedh, derdhet lumë
Jam pjellë krimit, por krimi s'jam unë
Ndaj kërkoj të harroj
Dhe jetën time sërisht ta filloj
--------------(x 2)

Ma zgjasin gavetën si qenit me këmbë
Dhe zemra e plasur më ther e më dhëmb
Lot i pendimit më derdhet si lumë
Jam pjella e krimit, por krimi s'jam unë
Sirena e alarmit me frikë natën mbush
Të gjithë kanë një emër vetëm une jam askush

Ju kur dhimbjen time dëgjoni
Asnjëherë, jo, mos më harroni
Jam dhe unë këtu!
Jam dhe unë këtu!

Ju kur dhimbjen time e dëgjoni
Jam unë krimineli dhe horri,
Dua të jem si ju
Dua të jem me ju

Çdo ditë zgjohem me shpresë
Këtu ka veç natë
Kur jashtë është mëngjes

(refreni)