TEKSTESHQIP

Grupi Polifonik I Bençes
Lartë Na Ka Hije Flamuri
Lyrics

Besa rron,sa rron dhe guri
sa rron kombi dhe flamuri,
Labëri me besë burri
besën në themele vuri,
Fjala jon edhe besa jon...
Besë dhe gjoks mbas çdo stuhie
ti je bija Labërie,
që s`pranon asgjë mbi krye
përveç qiellit me yje...

Labi vdekjen e përbuzë
për gryke e zë topuzë,
janë Selam janë Tafil Buzë
janë Gjolek edhe Jonuzë.
Labëria metorë,
palcë e kombit Arbërorë..

Labëria rrit Shqiponja
vajzat lule,lulet zonja,
Samiro dhe Maro Konda
Donikat që lindën Gjona.
Labëria metorë,
palcë e kombit Arbërorë...

Pendë të ndritura spikati
me Papa Zhul mëndje arti, ( Papa Zhul = Papa Zhulati )
Ismet Toto Progonati,
S`mail Qemal dipllomati. ( S`mail Qemal = Ismail Qemali )
Labëri me zëmër hekur
për nder të kombit je tretur..

Labëria me pishtarë
nga Hormova në Himarë,
brezi brezit në beharë,
gjerdanët me flamurtarë.
Labëri moj zëmër hekur
për nder të kombit je tretur..

Kështu na thot historia,
qysh nga shekujt lashtësia,
kur ka ethe Shqipëria
gjën ilaç te Labëria.
Fjala jon edhe besa jon...

Labëri ty të qesh nuri
ti je mëndja ti je truri,
Ti ndan egjërën nga gruri ( egjërën = kashtë )
lartë na ka hije Flamuri....

DËRGOI: