TEKSTESHQIP

Grupi Polifonik I Bençes
Shtizën Do Ta Mbajm Me Dhëmbë
Lyrics

marës - Golik Jaupi dhe Përparime Ziflaj
kthyes - Dervish Guma
hedhës - Agron Selimi
Tiranë 11-04-1995
Vetëtimat dhe rrufetë,
ndezën zjarre përmbi gurrë.
Hapën udhë malet e sertë
se vinë Shqipet me flamur.

Gjith burrat me palcë gurri,
tok me Malon te flamuri, Malon = Ismail Qemali
Boletin e Ded Gjon Luli,
Gurakuq e Bajram Curi,
besa besë.
Thinjat e maleve borë,
çu ngrenë mbi vetull kurorë.
Ja ngrëm flamurin në Vlorë,
ja të vdesim ja të rojmë.

S`qasim mbi kështjellën tënë
të ngrihen flamur të tjerë.
Veç Shqiponjën me dy krerë
njeh ky vënd që kur ka lerë.

Gjith burrat me palcë gurri,
tok me Malon te flamuri.
Boletin e Ded Gjon Luli,
Gurakuq e Bajram Curi,
besa besë.
Thinjat e maleve borë,
çu ngrenë mbi vetull kurorë.
Ja ngrëm flamurin në Vlorë,
ja të vdesim ja të rojmë.

Ismail si të ishe djalë
se peshove pleqërin.
Ngave me djemtë për në Vlorë,
flamuri të ndizte gjinë.

Lavdi burrave me palcë gurri
që të rojnë sa flamuri.
Boletin e Ded Gjon Luli,
Gurakuq e Bajram Curi,
besa besë..
Besa besën do ken bënë
për gjakun që kemi dhënë,
dhe një këngë e flet në këmbë,
shtizën do ta mbajmë me dhëmbë...