Nëpër suferin me plumba çanin zemrat ndezur eshkë, seli Partie u bënë vatrat e njerëzve të thjeshtë. Dimër jashtë e dimër brënda mbi sofër ç`të shtronim, sytë e tu që bënin gjumë dhe neve na zgjonin. Kafshatën e hiqje dhe përtypje halle, për lirinë tonë për kohën e madhe. Vëllezër dhe motra të gjallë e të rënë, që për Enver Hoxhën u bët babë e nënë..
Para dyerve hapnin gjinë nënat e thjeshta bujare, sofër e jastëk u shtronin zemrën e tyre të madhe. Ta ndjente çelikun zëmra udhën të vazhdonit, sytë e tu që bënin gjumë dhe neve na zgjonin. Flisni ju kasolle Çermenikë e Shpalë, nga barraka e Nushe gjer në Galigatë. Ç`kan dalë më të lartë gjithë malet rrotull, se sa thjeshtësia gju më gju me popull..
Leviz demokrat prej gurri kasolle dhe mbetur trokë, shkundën thërrimet e misrit për Enver Hoxhën me shokë. Dimër jashtë e dimër brënda mbi sofër ç`të shtronim, sytë e tu që bënin gjumë dhe neve na zgjonin. Kafshatën e hiqje dhe përtypje halle, për lirinë tonë për kohën e madhe. Vëllezër dhe motra të gjallë e të rënë, që për Enver Hoxhën u bët babë e nënë..
Z`di ku e bën natën djali sa herë Gjylua pati thënë, po me dhëmbshurinë e saja të prit e përcill ç`do nënë. Dimër jashtë e dimër brënda mbi sofër ç`të shtronim, sytë e tu që bënin gjumë dhe neve na zgjonin. Flisni ju kasolle Çermenikë e Shpalë, nga barrak e Nushe gjer në Galigatë. Ç`kan dalë më të lartë gjithë malet rrotull, se sa thjeshtësia gju më gju me popull...
Grupi Polifonik I Bençes - Gju Më Gju Me Popull Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.
KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:
Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.
VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?
Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Gju Më Gju Me Popull".
3. Video është e këngës "Gju Më Gju Me Popull", por nuk këndohet nga Grupi Polifonik I Bençes.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.