>
BIOSHQIP

Grupi X: Urojme Te Jemi Fitues Ne X Factor Albania

22-04-2012
Ata jane bere mjaft te njohur nga te gjithe shqiptaret, fale pjesemarrjes se tyre ne talent-shown me te madh ne Shqiperi, "X Factor Albania". Keta jane tre djemte e talentuar nga Elbasani, Xhesi Kanani, Xhieldo Hyseni, Qazim Myzeqari, qe rrefejne ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" se kane qene fillimet e tyre dhe cfare ambiciesh kane ata sot.

Pasi kane kaluar faza te ndryshme audicionesh dhe skualifikimesh gjate neteve live, ata jane shume te lumtur qe jane nder 10 konkurrentet me te mire dhe sigurisht qe ambicia e tyre tashme eshte rritur dhe shpresojne e urojne shume qe te jene ata fituesit e ketij superspektakli qe vjen cdo te diel mbrema, live ne ekranin e TV Klan.

Xhesi -

Jeni marre me pare me muziken?

E verteta eshte qe une kete vit kam mbaruar shkollen e mesme artistike "Onufri" ne Elbasan per Kanto. Dhe sigurisht qe jam marre me muziken per shume vite, dhe mundesia me mire per te shprehur talentin ka qene pikerisht ky spektakel i mrekullueshem, "X Factor Albania". Muzika, ne nje fare menyre, eshte pjese e familjes sime, pasi une kam pasur edhe vellane qe ka mbaruar per Kompozicion dhe ai me ka bere disa kenge, te cilat i kam kenduar ne aktivitete te ndryshme, si ne shkolle ashtu edhe ne aktivitetet e ndryshme jashte saj.

Si vendoset qe te beheshit pjese e "X Factorit"?

Ka qene nje rastesi, pasi pashe spotet publicitare te ketij spektakli gjigant qe do te organizohej se shpejti, ne TV Klan. Keshtu u mblodha edhe me dy djemte e tjere te grupit dhe menduam qe te merrnim pjese ne audicionet qe do te organizoheshin ne qytetin e Elbasanit. Sigurisht qe ishte nje surprize per ne pjesemarrja dhe aq me teper qe te arrinim deri ketu. Por duke pare se si kemi ecur perpara deri tani, kemi kuptuar se me pune arrihet gjithcka dhe sigurisht qe kur vjen ne kete pike te rritet edhe me shume ambicia, keshtu qe themi, pse te mos jemi ne ata qe do te fitojme kete spektakel te madh?

Pra, ju u prezantuat si grup dhe nuk ju bashkuan specialistet?

Duke qene se ne jemi ne te njejten shkolle, gjate kohes se lire, mblidheshim ne ndonje klase dhe luanim muzike e kendonim. Qazimi kapte violinen, une pianon, Xhieldo kendonte, ja keshtu kane qene ato shkendijat e para te formimit te grupit. Me pas, duke qene se ne "X Factor" kerkoheshin talente ne kenge, menduam qe te konkurronim te tre, pasi edhe Qazimi kishte nje ze shume te mire. Dhe sigurisht qe ky format do te ishte nje mundesi shume e mire qe ne te lancoheshim si grup.

Qazimi

Ju keni studiuar ne te vertete per 12 vite violine, por a jeni aktivizuar me pare me kengen?

Qazimi: Po, ashtu sic tha edhe Xhesi, ne sa here qe na jepej mundesia, mblidheshim dhe e kalonim kohen e lire duke luajtur muzike, ndryshe nga moshataret tane qe mund te shkonin e te luanin futboll, per shembull. Ndoshta edhe per te bere ndonje detyre te lendes se harmonikes, ku do te na duhej qe te ndanim zerat ne nje akord te caktuar. Dhe kane qene pikerisht ambientet e shkolles sime te muzikes, "Onufri", ku une kam filluar jo vetem te luaj ne violine, por edhe te provoja qe te kendoja.

Mendoni se duke qene muzikant, pra qe keni studiuar shume vite solfezh, jeni nje hap para te tjereve?

Sigurisht qe po, mendoj une, pasi solfezhi quhet ndryshe edhe Abetarja e muzikes, pra nese nuk di solfezh, nuk je muzikant profesionist. Pra, nisur nga ky fakt, une e shoh veten nje hap para te tjereve, sepse nese dikush e kendon kengen, sepse ashtu i thuhet nga pedagogu i tij, une kam mundesine qe ta zberthej vete, dhe per permbajtjen e vijes melodike, di ku eshte kulminacioni i nje kenge etj., terma muzikore qe mesohen sigurisht ne nje shkolle muzike, dhe qe une kam pasur privilegjin t'i mesoj qe femije.

Cfare prisni nga "X Factor"?

Tani po flas ne emer te grupit, sigurisht qe presim shume, pasi edhe vete fakti qe kemi arritur deri ketu eshte nje ogur shume i mire. Sepse te jesh ne dhjete konkurrentet me te mire eshte dicka shume e madhe. Gjithsesi meqenese ne jemi "Grupi X", urojme shume qe X-i te na sjelle shume fat dhe te jemi fitues. Nga ana tjeter, edhe nese nuk do te jemi ne fituesit, sigurisht qe perkrahja ne karrieren tone, si nga ana e organizatoreve ashtu edhe e mentoreve tane, nuk do te na mungoje, pasi edhe moderatorja e programit Alketa Vejsiu, tha qe grupet do te kene mbeshtetje, sepse eshte nje fryme e re qe po hyn ne Shqiperi. Shpresojme shume qe endrrat tona te behen realitet.

Xhieldo

Ju jeni ende ne vitin e dyte per Kanto ne shkollen e muzikes "Onufri" ne Elbasan, mendoni se te qenit per Kanto ju pengon paksa, pasi ju jeni te impostuar ne ze?

Jo nuk do te thosha se Kantoja me ka penguar, perkundrazi me ka ndihmuar shume nga ana e vokalit, megjithese une ketu nuk kendoj me impostim, por gjithsesi me ka bere shume mire, thjesht me ka dhene me shume spunto dhe besim ne vetvete.

Momentalisht, ju jeni ne kete spektakel, a ju ka penguar paksa me studimet tuaja, pasi ju po jetoni ne Tirane prej disa muajsh?

Jo aspak, pasi po mbete prapa ne dijet shkollore, sigurisht qe mbetesh prapa edhe ne gjera te tjera. Ne momentalisht jemi ende ne shkolle, organizatoret na kane krijuar mundesine qe te ndjekim disa ore leksione ne shkollat e kryeqytetit.

A e ndieni ju veten gati qe te ngjiteni ne skenat e medha, pas eksperiences suaj ketu ne "X Factor"?

Mendoj se, megjithese nuk eshte nje po e fuqishme, pasi ne jemi ende ne hapat tona te para, gjithsesi kjo eksperience per ne ketu, ka qene shume e mire dhe na ka rritur shume besim ne veten tone. Pastaj, sigurisht qe ne do te vazhdojme qe te punojme per te arritur perfeksionin dhe cdo dalje ne skene eshte nje emocion shume i madh.

Mendoni se do te jeni ende nje grup edhe pasi te mbaroje spektakli "X Factor"?

Meqenese ne u paraqitem si grup dhe suksesin e kemi fituar si grup, mendojme qe do te funksionojme si te tille edhe pasi te mbaroje ky spektakel i madh, pasi sigurisht qe per ne do te jete edhe me e lehte per te qene bashke, pasi ne jemi banues te Elbasanit te tre. Ndoshta do ta kishim shume me te veshtire, nese do te jetonim ne qytete te ndryshme, por ne kushte qe jemi ne, nuk ka asnje arsye qe te mos funksionojme te tille edhe pasi te mbaroje spektakli.
(vipat.info)

Grupi X: Urojme Te Jemi Fitues Ne X Factor Albania