BIOGRAFIA: Guri Rrokaj është një këngëtar i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo popullore e Shqipërisë së jugut dhe popullore polifonike. Ai u lind në fshatin Aranitas të rrethit Mallakastër dhe qysh në moshë fare të vogël, Guriu do të spikaste ndër shokët e moshës për zërin e mrekullueshëm dhe melodioz që e karakterizonte. Kjo kishte bërë që shpeshherë Guriut t’i hapej vendi i nderit në ahengje familajre, në koncerte apo dasma fshati. Edhe pse në Mallakastër kënga buron si gurra askush nuk arriti t’i ngjajë apo të përsërisë zërin e Guriut. Kur ishte 11 vjeç, Guriu u aktivizua me g...