>
BIOSHQIP
Biografia
Në në moshën fëminore, në klasën e parë Hajroja ka filluar të këndojë dhe kujton se kënga e parë që ka kënduar në këtë moshë titullohet "Nën një portokalle", një këngë vlonjate e cila thotë Hajroja më pëlqente shumë. Më vonë, që në moshën 15 vjeçare për vite me radhë nuk ju nda këngës, duke kënduar në skenë dhe në gëzime të ndryshme familjare.

"Në skenë"- thotë Hajroja "kam kënduar për herë të parë në vitin 1979. Kënga që kam kënduar titullohet "Sa e bukur je natyrë", të cilën e kishte kënduar më parë Artisti i merituar Shyqyri Alushi. Këtë këngë e kam kënduar në Tropojë ku drejtues muzike ishte kompozitori i famshëm Kolë Susaj, duke vazhduar më pas perfeksionimin e kësaj rruge nën kujdesin e kompozitorit të mirënjohur Xhavit Ujkani në H/C e Komanit, ku për vite me radhë organizoheshin "anketa muzikore" në të cilat kam marrë pjesë rregullisht duke u vlerësuar edhe çmime të para dhe të dyta. Në karrieren time mbi 30 vjeçare jam aktivizuar me ndërmarrjen SMT, me klubin e rinisë "Heronjtë e Vigut" si dhe me qendrën kulturore "Pjetër Gaci" në të gjitha festivalet që organizoheshin pas viteve '91. Gjithashtu jam aktivizuar rregullisht edhe me estradën profesioniste të qytetit të Shkodrës duke u përfaqësuar deri në aktivitetet me televizionin shqiptar. Jam pjesëmarrës në shumë aktivitete kombëtare ku jemi vlerësuar edhe çmime të para dhe të dyta. Në vtin 2003 kam organizuar recitalin tim të parë, por dua të theksoj se në këtë recital isha shumë i lumtur pasi përveç spektatorëve të shumtë ishte duke më ndjekur edhe nëna ime e dashur dhe e shtrenjtë. Ndërsa në recitalin e dytë që sapo përfundoi, më mungonte gjysma e shpirtit, nëna ime, ajo që më rriti dhe më edukoi, duke u bërë kështu frymëzuese që unë të ndiqja me pasion e dashuri rrugën e bukur të artit dhe të këngës, pasi edhe ajo në kohën e saj ka kënduar."

Në Nëntor 2013, Hajro Pepa merr pjesë në Musical-Fest 2013 me këngën "At' Sekret Qe Ka Dashnia".

Më datë 18 Korrik 2017, Hajro Pepaj publikon videoklipin "Dite E Re Nafake E Re".

Në Nëntor 2019, Hajro Pepa merr pjesë në Luleborë 2019 me këngën "E Bukur Si Zambak".