>
BIOSHQIP

Hala Osmanollaj Këngëtari Që Nuk Po Ndalet

10-04-2016
Hala Osmanollaj ka filluar të bëhet mjaftë i njohur për publikun e gjërë. Ai deri më tani ka realizuar gjashtë këngë me videoklipe, që janë mirëpritur nga të gjithë. Hala e ka realizuar dëshiren e tij për t'ja thënë këngës. Tani, është mjaftë i klikuar e i angazhuar, në mbrëmje, dasma e ahengje.

Kënga që e afroj më shumë me publikun është ajo me titull "Jam furrtar", një këngë që siç thotë këngëtari i ka bërë shumë njerëz të qajnë.

Projekti i tij i fundit është "Na kan mallku", një këngë me videoklip që sapo është lansuar. Teksti i kësaj kënge është shkruar nga Suzana Fazliu, ajo është realizuar në studion e Ardian Kastratit, ndërkaq videoklipi është punuar nga produksioni "Art Creative Studio".

Kjo këngë është mirëpritur nga masa.

Ju ftojmë ta shikoni "Na kan mallku" nga Hala Osmanollaj.
(Blerand Rexhepi - Teksteshqip.Com)

Hala Osmanollaj Këngëtari Që Nuk Po Ndalet