>
LETERSISHQIP

Nostalgjia

Trup e tërthor
Drenicës i rashë
Kafshë as çoban
Askund nuk pashë.

Melodi e fyellit
Sa keq po harrohet
Kënga e bareshës
Më nuk dëgjohet.

S‘ka bagëti me zile
Me këmborë as dele
Për kë këndojnë zogjët
Në fusha e zabele.

Pashë ara e livadhe
Kësaj dite të mbarë
Kosëtar nuk pashë
Askund një prashtar.

Në lëndinë s‘ka fëmijë
Kjo heshtje më vret
Shumë na ikën n‘kurbet
Të tjerët në internet.