>
LETERSISHQIP

Me Mbesat

Heret në mëngjes
M‘thrret mbesa flokëgjata
Zgjohu gjysh nga gjumi
Se u harxhua nata!

Kur perëndon dielli
M’thrret mbesa e dyta
Hajde o gjysh brenda
Se u harxhua dita!

Eja rrimë pasdarke
M‘thotë mbesa e treta
Ti na tregon përralla
Dhe ngjarje t‘vërteta!