>
LETERSISHQIP

Po Vjen Zonja Elizabet Ren

Po vjen po vjen z. Elizabet Ren
Disa pyesin-vallë ç`do të na bjen
Jo, jo ajo asgjë nuk dhuron
Vetëm për terrorin raporton.

N`Prishtinë Amerika hapi një zyrë
Ne s`na u hoq asnjë mynxyrë
Zoti Engël ishte këtu e shkoi
Dhunën mbi ne regjimi e shtoi.

Shqiptarët përditë maltretohen
Gratë dhe fëmijtë po tmerrohen
Ikin njerëzit nga shtëpitë e veta
Duke i lënë ato si të shkreta.

Lart mbajnë konferenca me gazetarë
Njoftojnë opinjonin ndërkombëtar
Ata na qojnë selam-jemi me ju
Duroni, duroni, le t`ju pjerdhin hu!
1996